E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit përshëndet Rezolutën e Parlamentit Europian, e cila i kërkon opozitës të ndalë bojkotin parlamentar dhe të kryejë detyrën për të përfaqësuar votuesit e saj në parlament.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë përshëndeti sot rezolutën e Parlamentit Europian , e cila  vlerëson progresin e bërë nga autoritetet shqiptare në rrugën drejt BE-së.   Në konferencën e saj përpara medias, Kryetarja e Kuvendit tha:
Jam këtu, për të përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian që vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria.
Kjo rezolutë, i kërkon opozitës të ndalë bojkotin parlamentar dhe i kërkon asaj që të kryejë detyrën për të përfaqësuar votuesit e saj në parlament.
Në këtë vendim të parlamentit europian, duke i kërkuar opozitës që të ndalë bojkotin e të hyjë në parlament, i kërkon kësaj të fundit të vijojë punën, bazuar në zgjedhjet e fundit, në parlament; ajo ve në dukje se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe se Këshilli ka marrë vendim për të ftuar Komisionin të përgatisë opinionin e vet mbi aplikimin e vendit; inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave në shërbim të progresit ekonomik dhe social të qytetarëve të saj, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.   Brenda dhjetë ditëve, Bashkimi Europain pas 16 nëntorit, ditës më të rëndësishme në rrugën e BE-së,  e barabartë për nga rëndësia me ftesën për NATO, i bën të qartë edhe një herë opozitës të ndalë bojkotin dhe të kryejë detyrën e saj në parlament.   Po dje, presidenca suedeze përmes ministrit të jashtëm Karl Bild i bëri të ditur qytetarëve shqiptarë se  vlerëson autoritetet shqiptare në punën e tyre e siç thotë ai: Mirëpret veprimet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare,  duke i inkurajuar më tej ato dhe duke i bërë të ditur shqiptarëve se në korrik 2010 do të hiqen vizat.   Unë edhe një herë falenderoj autoritetet e evropiane, të Parlamentit Evropian dhe me këtë rast pas kësaj rezolute tjetër, mbështetësë të PE, dua tu them deputetëve të opozitës se ne i mirëpresim ata në Parlament, se kemi detyra të shumta për të kryer së bashku. Unë jam e sigurt se ashtu siç e kemi arritur konsensusin për shumë ligje të rëndësishme, siç kemi bërë kodin elektoral, siç dëshironin ato, ne do  të vazhdojmë të punojmë, siç dëshirojnë ata për të bërë amendamente për kodin zgjedhor, për përmirësimet, sipas rekomandimet e OSBE, ODHIR.        
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›