Jozefina Topalli: Kjo ditë, si çdo ditë është jo vetëm për fjalë e mendime të mira, por dhe për veprime të mira.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Kryetarja e Kuvendit bëri një vizitë në Medresenë e Tiranës ku u prit nga Kryetari i Komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça. Sot është një ditë e shenjtë. Zoti ka shënuar këtë ditë si një ditë në të cilën nuk mjaftojnë vetëm fjalë të mira dhe mendime të mira, por është një ditë që të kemi vepra të mira dhe gjeste të mira. Kjo ditë, si çdo ditë është një filozofi e veçantë ku shoqëria ka nevojë të mendojë thellë për të pasur jo vetëm fjalë, por vepra të mira, tha Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, bëri urimet e saj për më shumë shëndet e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen ti gjejë të gjithë me më shumë mbarësi e paqe .