Mbledhje e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 25 nëntor 2009, ora 11:00, u njoh dhe diskutoi korrespondencën drejtuar Komisionit.
Fillimisht Komisioni u njoh me letrën e një grupi mësuesish të shkollave të ndryshme të nënprefekturës së Peqinit, por që janë banorë të prefekturës së Elbasanit, të cilët kanë parashtruar një sërë ankesash. Komisioni vendosi që të kërkojë informacion për këtë problem nga Drejtoria Arsimore e Peqinit.
Më pas, deputetët u njohën me peticionin e studentëve të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Vlorës, që kanë filluar ciklin akademik në vitet 2006-2007 dhe 2007-2008, dega Drejtësi, për të vazhduar ciklin universitar katërvjeçar. Pas diskutimeve, duke u mbështetur në ligjin Për arsimin e lartë në RSH, Komisioni ngarkoi këshilltarin jurist që të përgatisë përgjigjen, duke bërë interpretimin ligjor të çështjes.
Komisioni u njoh dhe me letrën e znj. Liri Dibra, e cila, pasi parashtron ankesën e saj ndaj atyre që ajo i cilëson si shpifje nga ana e gazetës lokale Bulevard të Durrësit, i drejtohet Komisionit me kërkesën që në ligjin për median, krahas të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së shtypit, të përfshihet dhe etika profesionale dhe mbrojtja e qytetarëve nga keqpërdorimi i pushtetit të medias.