Kuvendi i Shqipërisë, seancë e posaçme kundër dhunës ndaj gruas. Kryetarja e Kuvendit:"Dhuna është kancer i shoqërisë"
Një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë u organizua sot për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare kundër dhunës ndaj grave.
Si një fenomen që meriton vëmendje dhe që prek shoqëri të ndryshme në të gjithë botën, dhuna ndaj grave është shndëruar prej kohësh, në një nga betejat në mbrojtje të gruas, të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Seanca e sotme, me pjesëmarrjen e burrave dhe grave deputetë, politikane, emra të njohur të artit e kulturës, vjen në vijim të dhjetra aktviteteve dhe tureve në çdo qytet e komunë të Shqipërisë, që Kryetarja e Kuvendit ka organizuar për të sensibiluar gratë, vajzat dhe gjithë shoqërinë për ti thënë Stop dhunës! Bashkë kundër dhunës!
Në hapje të seancës Kryetarja e Kuvendit e cilësoi dhunën ndaj grave si një kancer për të gjithë shoqërinë dhe tha se kjo luftë dhe ajo kundër tumoreve janë beteja të pandalshme si politikane, grua dhe nënë.
Kryetarja e Kuvendit tha se dhuna është një fenomen që cenon integritetin e nënave, grave, dhunon dinjiteitn njerëzor. "Ai që dhunon familjen është rrezik tashmë jo vetëm për njerëzit e tij, por është rrezik për popullin e tij. Ai që dhunon nënën e tij, dhunon edhe institucionet. Ai që dhunon këdo që ka rreth tij, ëndërron të dhunojë edhe shtetin.
Kryetarja e Kuvendit siguroi pjesëmarrëset se Parlamenti i Shqipërisë do të jetë vendi ku ato do të gjejnë strehën për mbrojtjen e tyre dhe mbështetjen për të luftuar me guxim e kurajë kundër dhunës.
Kryetarja e Kuvendit bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes politikës, shoqërisë civile, policisë dhe Gjykatave dhe pushtetit vendor për të mbrojtur viktimat e dhunës
"Për viktimën nuk ka qenë e lehtë ardhja deri në polici. Trajtojini me zemër.
Gjykatat, duhet të kenë parasysh se nëse viktimat e dhunës humbin besimin te drejtësia, atëherë e kemi humbur betejën.
Aplikoni dënimet e duhura për dhunuesit. Dhuna në familje është një krim dhe duhet trajtuar si i tillë- apeloi Kryetarja e Kuvendit
Gjatë seancës diskutuan deputetet Rajmonda Bulku e Albana Vokshi, të cilat theksuan se mendësia mashkullore e shoqërisë shqiptare duhet të tejkalohet për një shoqëri me të ardhme pa dhunë. Ato shprehën vlerësimin për iniciativat e Kryetares së Kuvendit që po i prin një beteje të vështirë kundër mentalitetit dhe përdorimit të forcës ndaj grave, dhunë që godet jo vetëm personalitetin dhe integritetin femëror, por të gjithë shoqërinë dhe institucionet e saj
"Në një Shqipëri integruese drejt BE, nuk duhet të ketë më vend për dhunë, e cila shumë herë zë fill dhe tek politika e ndonjë lider i saj ishte ky mesazhi politik që deputetet Vokshi e Bulku dhanë në seancë.
Deputetet i bënë thirrje kolegeve socialiste që të bashkohen në luftën apolitike kundër dhunës, si përfaqësuese në Parlament dhe të vullnetit të shumë grave shqiptare që vuajnë çdo ditë dhunën në familje.
Deputetja Albana Vokshi shprehu keqardhjen që lideri i opozitës në mënyrë të trishtueshme po ndalon lirinë e shprehjes dhe të veprimit të deputeteve gra socialiste.
Seanca vijoi më tej me leximin e një historie dhune, mesazh emocionues i përcjellë nga aktori i njohur Arben Derhemi, i cili i drejtoi të gjithë djemve e burrave dhe gjithë shoqërisë ti thonë Stop dhunës, dhe të bëhen pjesë e kësaj vale që duhet të mbysë çdo gjurmë të saj.