Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton projektbuxhetin për vitin 2010
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 26 nëntor 2009, ora 17:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare 19.11.2009.
3. Projektligji Për buxhetin e shtetit për vitin 2010.
4. P/vendim Për lirimin nga detyra dhe zgjedhjen e disa anëtarëve të një institucioni të krijuar me ligj. Gjatë kohës së parashikuar për diskutime jashtë rendit të ditës, deputetët u përqendruan në bojkotin e opozitës dhe kërkesës për hapjen e kutive. Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para deputetëve, përshëndeti Parlamentin Europian, që sot miratoi një rezolutë për Shqipërinë, nëpërmjet së cilës ftohet opozita shqiptare që të zerë vendin e vet në Parlament.
Kryeministri garantoi se mazhoranca ka vullnetin dhe predispozicionin për ti dhënë opozitës të gjithë hapësirën e nevojshme, për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit në kuadrin e institucioneve demokratike.
Duke u ndalur në çështjen e zgjedhjeve, zoti Berisha nënvizoi se procesi plotësoi standardet më të larta të OSBE/ODIHR dhe u përshëndet nga Asambleja PArlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, nga Kongresi dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara, Komisioni Europian, presidenca e radhës së Bashkimit Europian, si dhe nga të gjithë liderët e vendeve demokratike.
Më tej, Kryeministri Berisha solli edhe njëherë në vëmendje faktin që mazhoranca ka pranuar të gjitha propozimet e paraqitura nga opozita për Kodin Zgjedhor dhe vlerësimin e zgjedhjeve nga strukturat përkatëse zgjedhore, gjë që bëri që reforma elektorale të mbyllej në kohën e duhur.
Në pritje të muajit dhjetor, që shënon përmbysjen e regjimit totalitar, Kryeministri Berisha rikujtoi edhe njëherë ecurinë e ngjarjeve që u zhvilluan që nga përmbysja e regjimit deri në ditët e sotme, theksoi se liria dhe vota e lirë kanë qenë dhe mbeten ideali dhe përkushtimi i tij. Në përgjigje të akuzave të shefit të opozitës në lidhje me familjen e tij, Kryeministi Berisha u shpreh se familja ime është krenaria ime më e madhe.
Kryeministri Berisha shprehu edhe njëherë vullnetin e tij dhe të Qeverisë që drejton për të luftuar krimin dhe mafien, duke theksuar edhe njeherë se zero tolerancë ndaj krimit është motoja e Qeverisë.
Zoti Berisha ftoi opozitën të vazhdojë protestat dhe u shpreh se protesta e çdo qytetari dhe çdo force politike është e garantuar.
Ligji dhe Kushtetuta do predominojnë me çdo çmim. Ligji dhe Kushtetuta e një vendi anëtar të NATO-s dhe vullneti i çdo qytetari nuk do mund të çbëhet dhe kërcënohet, përfundoi fjalën e tij Kryeministri Berisha. Seanca plenare, vijoi punimet me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për buxhetin e shtetit për vitin 2010.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho lexoi relacionin e Komisionit bashkë me ndryshimet e propozuara dhe më pas krerët e grupeve parlamentare shprehën qëndrimet përkatëse në lidhje me këto ndryshime. Deputetët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin Për buxhetin e shtetit për vitin 2010. Seanca vijoi me votimin e Projektvendimit Për lirimin nga detyra dhe zgjedhjen e disa anëtarëve të një institucioni të krijuar me ligj. Në bazë të këtij projektvendimi u shkarkua Këshilli Drejtues i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve dhe u emërua Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare me kryetar z. Pirro Xhixho dhe anëtarë: znj. Alketa Mukavelati, znj. Zamira Nurçe, z. Ibsen Elezi dhe z. Benon Paloka. Seanca plenare i mbylli punimet në orën 19:05.