Jozefina Topalli: Shqipëria është në një kohë të re, me sfida të reja.Do japim përgjigje të reja.
Shqipëria sot është në një fazë të re, me sfida të reja dhe që kërkon përgjigje të reja. Reformat nuk do ndalen, përkundrazi do përshpejtohen në katërvjeçarin e ardhshëm. Kështu u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në hapje të Konferencën Rajonale Forcimi i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë për një Anëtarësim të shpejtë të Europës Juglindore në BE që po zhvillon punime në Tiranë.
Pasi shprehu kënaqësinë që Konferenca mbahet në Tiranë dhe pasi u uroi mirëseardhjen delegacioneve nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, Parlamenti Europian dhe parlamentet e vendeve tw rajonit, Kryetarja Topalli ndër të tjera tha:
Kjo konferencë mbi forcimin e bashkëpunimt në fushën e sigurisë midis vendeve tona është afirmim i vendosmërisë së vendeve pjesëmarrëse për këtë qëllim.
Ky takim sot në Shqipëri bëhet në një vend të NATO-s drejt të cilës aspirojnë edhe vendet e tjera.
Tetë muaj më parë, Shqipëria e Kroacia u bashkuan në NATO dhe, për ne shqiptarët, anëtarësimi në NATO ishte një ditë epokale. Që prej prillit 2009 ne ulemi në karrige të barabartë me vendet që janë krenarë për demokracinë e tyre.
Shpreh kënaqësinë që më 4 dhjetor ministrat e NATO-s ftuan edhe Malin e Zi për tiu bashkuar Membership Action Plan dhe inkurajuan Bosnje-Hercegovinën.
Po më 4 dhjetor 2009, tre ditë më parë, në deklaratën finale të Ministrave të NATO-s, mbajtur në Bruksel, u rikonfirmua se: Integrimi Euro-Atlantik është rruga më efektive për paqe e stabilitet për Ballkanin Perëndimor.
Ky është një inkurajim për vendet si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia që ende nuk janë anëtarë të NATO-s.
Shqipëria si anëtare e NATO-s ka kontribuar dhe po vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në sigurinë e rajonit, por jo vetëm të rajonit.
Ashtu si Aleanca, që mendon për rolin e saj në kohën e globalizmit, kur adresohen kërcënimet të reja simetrike kundër paqes e sigurisë ndërkombëtare. Ashtu të gjithë ne.
Koncepti i ri strategjik i NATO-s do të ketë parasysh sfidat e reja të sigurisë: riprodhimin e armëve, piraterinë, energjinë, terrorizmin, ndryshimet klimatike, natyrisht, luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias.
Kjo sjell udhërrëfyes për vendet e qeveritë e NATO-s, si ato duhet të transformojnë më tej aleancën dhe strukturat e veta të sigurisë.
Shqipëria, si vend i NATO-s po kontribuon për sigurinë globale bashkë me vendet e tjera.
Më 16 shtator, në Kuvend, ne kemi miratuar dërgimin në Afganistan të një kompanie tjetër shtesë, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Më 24 shtator 2009, vetëm javët e fundit, Kuvendi ka miratuar Dërgimin e një toge mjekësore të Forcave të Armatosura në Kabul. Tre ditë më parë, në Bruksel, në selinë e NATO-s, u kujtua ngjarja historike e rrëzimit të Murit të Berlinit dhe progresi i jashtëzakonshëm që është bërë drejt një Europe të Bashkuar, të paqtë e të lirë. Rajoni ynë ka ndryshuar tërësisht nga rënia e Murit. Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë fondamentale nga rënia e Murit të Berlinit. Për ne shqiptarët, rrëzimi i Murit të Berlinit në Tiranë ishte një ditë e pabesueshme.
Nesër, ne kemi përvjetorin e 8 dhjetorit të vitit 1990.
Ishte një ditë e madhe.
Ishte dita kur shqiptarët u përballën dhe rrëzuan diktaturën dhe diktatorin. Këta të fundit, në atë ditë nuk e mendonin kështu. Ishte ditë e bekuar.
Ishte dita për të qenë të lirë. Ishte dita kur ne do ishim të lirë. Duke festuar këtë ngjarje ne jetojmë progresin e madh që vendi ka bërë. Ka qenë rrugë plot sfida dhe me shumë fitore të panumërta në fakt, si në dimensionin e demokracisë, në dimensionin ekonomik, në dimensionin civil, në dimensionin politik. Ndaj, sot vendi ynë, nuk është vetëm një vend i NATO-s. Shqipëria ka kapur një tjetër stacion të rëndësishëm. Më 16 nëntor 2009, Bashkimi Europian e pranoi kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat. Kjo ishte po aq e rëndësishme, sa ishte ftesa për në NATO. Kjo ishte një njohje e punës, e energjisë që qytetarët tanë, Qeveria, Parlamenti kanë realizuar në fushën e sigurisë, në konsolidimin e demokracisë, në rritjen ekonomike dhe në standardet në fusha të tjera. Për të gjitha këto u deshën reforma të mëdha, që nuk ndalen, përkundrazi do të përshpejtohen edhe në 4-vjeçarin e ardhshëm. Ne kemi dëshmuar një vullnet të çeliktë në shkatërrimin e bandave kriminale dhe për këtë u shpërblyem me NATO-n. Ne do vazhdojmë ti bëjmë betejë çdo interesi kriminal apo mafioz të veshur apo jo me kostum zyrtari, për tu shpërblyer me BE-në. Ne jemi në një fazë të re, fazë e re me sfida të reja dhe që kërkon përgjigje të reja. Në Kuvend ne kemi ratifikuar, vetëm këto javët e fundit, marrëveshje të shumta për bashkëpunimin ndërkufitar me ju, me vendet tuaja dhe me vende të tjera; kemi ratifikuar marrëveshje me vendet e rajonit dhe ato të Europës për bashkëpunimin në luftën kundër krimit. Katër javë më parë ne kaluam ligjin Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Katër ditë më parë në Parlament ne kaluam ligjin e anti-mafies. Një fazë e re nis për sigurinë. Është një kohë e re, janë sfida të reja. Do japim përgjigje të reja.