E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin fillon shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.

  Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 7.12.2009, në orën 11:00, filloi shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.   Ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Minevere Rusi, përfaqësuesit e INSTAT-it: Maldi Dema  dhe Elsa Dhuli, si dhe  përfaqësuesja e Ministrisë së Integrimit, Erinda  Malaj.   Fillimisht, Komisioni u njoh me propozimin e specialistëve të  ministrisë  për nenin 21 të këtij projektligji.   Gjatë shqyrtimit nen për nen, u shqyrtuan  pesë nenet e para të projektligjit  dhe  u bënë propozime  për  ndryshime në nenet 3 dhe 4 .    Shqyrtimi nen për nen i projektligjit do të vijojë në mbledhjen e datës  8.12.2009,  në orën 11:00.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›