E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot pasdite në Bruksel me Presidentin e Komisionit Europian, Z.Romano Prodi. Në fillim të këtij takimi, Z.Nano ka vlerësuar bashkëpunimin konstruktiv me

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot pasdite në Bruksel me Presidentin e Komisionit Europian, Z.Romano Prodi.

Në fillim të këtij takimi, Z.Nano ka vlerësuar bashkëpunimin konstruktiv me Komisionin Europian dhe angazhimin e zyrtarëve të lartë europianë, në mënyrë të veçantë angazhimin personal të Z. Prodi, në procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Unionin.

Më tej, Z.Nano ka vënë theksin edhe në një nga sfidat aktuale të Qeverisë Shqiptare, atë të sigurimit të mundësive ligjore e institucionale për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në hapësirat e Schengenit e më gjerë.

"Për liberalizimin progresiv të regjimit të vizave duhet avancuar konkretisht, me programe të caktuara asistence në këtë fushë. Kjo kërkesë është mbajtur shënim nga Këshilli i BE-së në kuadrin e axhendës së Selanikut dhe do të dëshironim që të punonim së bashku në këtë drejtim", u shpreh Z.Nano.

Nga ana e tij zoti Prodi u shpreh se do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kryeministrin dhe Qeverinë Shqiptare për të hedhur hapa konkretë në procesin e liberalizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve. Komisioni Europian- tha ai,- shpreh mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e reformave, duke vlerësuar, gjithashtu, dhe rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria në zhvillimet rajonale edhe për procesin e integrimit.

Presidenti i Komisionit Europian i ka shprehur Kryeministrit Nano vullnetin politik që brenda mandatit të tij në krye të këtij komisioni të bëhet e mundur hapja sa më shpejt e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai ka shprehur bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të punojë për të patur progres në reformat integruese.

Kryeministri Fatos Nano, në këtë takim, ka vlerësuar, gjithashtu, asistencën financiare prej 25 milionë Euro, të miratuar nga komisioni duke shprehur dëshirën që kjo ndihmë të mund të formalizohej brenda muajit prill të këtij viti nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Z. Nano e ka njohur Z. Prodi me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe krijimin e "Koalicionit për Integrim". Kryeministri Nano ka ritheksuar rëndësinë dhe vëmendjen që Qeveria e "Koalicionit për Integrim" i kushton proçesit të integrimit europian të vendit.

Duke theksuar seriozitetin me të cilin pala shqiptare i trajton negociatat me synim arritjen e një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, Z. Nano ka shprehur vullnetin politik të Qeverisë që drejton për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga pjesëmarrja e Shqipërisë në një sërë organizmash ndërkombëtarë. Kryeministri Nano ka vënë theksin edhe në progresin e arritur nga Shqipëria lidhur me përfundimin e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit.

"Reformat e thella në ekonomi dhe sfidat në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, - tha Z. Nano, - kërkojnë angazhimin e më shumë mjeteve financiare. Prandaj do të dëshironim një rritje racionale të mundësive të financimit nga programi CARDS, i cili mbetet instrumenti kryesor financiar për mbështetjen e proçesit të Stabilizim-Asociimit".

Duke u ndalur në ngjarjen tragjike në ujërat e detit Jon, Kryeministri Nano ka siguruar Kryekomisionerin e BE-së se "lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të të gjitha llojeve mbetet detyrë parësore e Qeverisë Shqiptare dhe strukturave të rendit e sigurisë". Z.Nano ka përmendur hapat e ndërmarrë në këtë drejtim në rrafshin legjislativ (ligji antimafia), operacionin "Rrjeta e hekurt", konfiskimet e pronave të personave të implikuar në krim, si dhe spastrimet nga radhët e policisë së punonjësve të kompromentuar.Duke u ndalur ne zhvillimet rajonale dy bashkebiseduesit kane ndare te njjtin qendrim per rendesine e nxitjes se inisiativave integruese te vendeve te rajonit.zoti Prodi ka vleresuar rolin e qeverise shqiptare ne drejtim te paqes dhe stabilitetit rajonal.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›