Ju ku mund të investohet në Shqipëri
Ne veçanti dhe konkurrence me vendet e tjera ne rajon Shqipëria ofron potenciale te pashfrytëzuara per investitorët e huaj. Me qëllimin përmirësimin e eficences dhe produktivitetit, kompanitë multinacionale përfitojnë avantazhe te madha duke konsoliduar aktivitetet, si shërbimet ne nje vend te caktuar dhe duke i standardizuar ne te gjithë boten. Kjo po krijon mundësi te reja për investime te huaja direkte për vendet ne zhvillim e sipër, te cilat kane avantazhe kostoje shume me te mëdha se sa vendet e zhvilluara. Sipas një strategjie te hartuar nga qeveria shqiptare per këtë qellim Shqipëria paraqet mundësi te mëdha për te thithur katër lloje investimesh te huaja, te orientuara nga eksporti.
Bujqesia
Shqipëria ka një mundësi te konsiderueshme për zhvillimin e bujqësisë ne saje te klimës se favorshme dhe krahut te lire te punës ne zona rurale. Për shkak te metodave ende tradicionale te prodhimit te frutave, perimeve, mishit dhe produkteve te qumështit, duke përdorur me pak shtesa artificiale, pesticide dhe klimatike, Shqipëria është ne ato vende qe njihet ne nivel botëror si eksportues i prodhimeve organike. Mirëpo, ngastrat e fragmentarizuara janë dukshëm nje pengese për metodat eficente te prodhimit masiv te këtyre produkteve.
Minierat
Shqipëria ka burime minerale te konsiderueshme duke përfshirë krom, bakër, nikel dhe qymyr. Cilësia dhe sasia e kromit veçanërisht është e larte. Para viteve 1990 Shqipëria zinte vendin e trete ne bote për prodhimin e këtij minerali për arsye te rezervave te konsiderueshme te tij. Shqipëria ka gjithashtu rezerva te pashfrytëzuara te fosfatit dhe boksiteve. Industritë nxjerrëse janë ne duart e sektorit privat dhe, si rezultat, ekzistojnë mundësi për investime te reja ne këtë sektor. Mundësi te reja investimi mund te paraqiten nga tërheqja ose mbarimi i kontratave me koncensionaret ekzistues.
Nafta dhe gazi
Ne bilancin energjetik te vendit tone burimet me baze hidrokarbure zene rreth 62 per qind te konsumit. Nevojat e vendit plotësohen me rreth 40-45 per qind te prodhimit te vendit, ndersa pjesa tjetër plotësohet nga importi. Aktualisht kane te licencuara 107 shoqeri per aktivitet ne kete fushe. Ne periudhen ne vazhdim industria e naftes dhe gazit do te vazhdoje te jete nje sektor i rendesishem i ekonomise se vendit, si ne pikepamje te pjeses qe do te zere ne bilancin energjetik, ashtu edhe ne zhvillimin e prones. Rezervat fillestare te naftes vleresohem gjeologjike 430 milione tone, te nxjerrshme 80 milione tone. Rezervat e nxjerrshme, te mbetura, jane 30 milione tone nafte bruto, ndersa rezervat e nxjerrshme te gazit jane 3.6 milione tone.
Turizmi
Shqipëria ka pasuri te mjaftueshme natyrore nga pikepamja turistike. Bregdeti shqiptar zgjatet ne nje gjatësi 450 kilometra dhe permban disa nga zonat bregdetare me te pastra dhe me te bukura ne te gjithe Mesdheun Verior, qe mund te konkurrojne bregdetet e Italisë dhe Kroacisë. Jugu i Shqiperise eshte vetem pak metra larg nga nje destinacion tjeter turistik, si ishulli i Korfuzit.
Perspektivat per investime ne sektorin e turizmit jane te kufizuara per shkak te infrastrukturës se pazhvilluar ne Shqiperi, mungesës se lehtesirave turistike dhe me e rendesishmja, problemet me pronat dhe regjistrimet, qe veprojne si barriera ne investimet turistike. Problemet e lindura me zhvillimin e planit Club Med prane Sarandes tregojne se akoma ekzistojne probleme me pronat dhe se ka vend per permiresimin e kuadrit ligjor perpara se Shqiperia te shfrytezoje potencialin e saj turistik.
Energjetika
Duke qene se vendi ynë ka ende potenciale te pashfrytëzuara energjetike, sidomos nga burimet ujore, mundësitë per ndërtimin e hidrocentraleve janë te mëdha, duke filluar nga ndertimi i atyre te vegjel me fuqi te instaluar deri ne 2 ME dhe atyre te mesëm.
Per ndërtimin e tyre ekzistojnë studime te vjetra dhe te reja. Tashme janë përcaktuar akse te mundshme per ndertimin e rreth 40 hidrocentraleve te vegjel. Gjithashtu, ka studime prefisibiliteti per shfrytezimin e potencialit te te gjithe lumenjve, ku mund te ndertohen hidrocentrale te fuqive nga 60 deri ne 350 ME. Lumenjtë kryesore ku mund te ndertohen HEC-e jane ai i Vjoses ne Shqiperine e Jugut, i Devollit ne Shqiperine Qendrore dhe i Drinit ne Veri.