E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju kujtohet gjë Tigri dhe Gomari? (Kriza përtej përcjelljes mediatike)

Nga Flamur BËRDËLLIMA
Po e nis me një detaj jetësor: Vajza e një personaliteti, duke ditur lidhjet e mia me njerëz të fushave të ndryshme, më mori në telefon dhe më tha: Muli, të lutem ma shet diku këtë portret të vajzërisë sime për 200-300 dollarë? U preka jashtëzakonisht. Ai portret ishte vlerësuar dikur mbi 10.000 dollarë. Tani po shitet për bukë goje. Nuk dua të zgjatem tek ky detaj, por, që në fillim dëshiroj të theksoj se, përse një pjesë e Medias me TVSH-në në krye po i ofron shqiptarëve strucin me kokë në rërë?!. Jo pse e tha FMN, (madje e thamë edhe me limite fleksibël), se kriza është ulur këmbëkryq, por edhe në këtë gazetë të nderuar, është paralajmëruar me kohë nga disa kolegë të mi gazetarë, modestisht edhe prej meje me shkrimin Tigri i kish shku në rrashk, gomari thoshte ishalla jam në ëndërr. Pa folur për ndërgjegjësimin, më në fund, të një pjese të ekspertëve të makroekonomisë. Që nga miku im i basketbollit Ardian Fullani, aktualisht guvernator i Bankës së Shqipërisë, tek Ermelinda Meksi, madje edhe zëvendës ministrat e qeverisë në pushtet. Pra nuk i verboj zulma e futjes ne NATO. Pra i togëzoj e vërteta. Dhe nuk ka gjë më fisnike tua përcjellësh njerëzve atë. Eksperti kontabël, veçmas ai i makroekonomisë, nuk ka nevojë të mbajë parasysh interesat që mund të preken nga pohimet e tij. Edhe pse për këtë është jo rrallë në opozitë me mendimin politik të ditës apo interesin politik.
Ndërkohë nuk mund të mos tërheq vëmendjen, tek një gazetare Edlira Birko më duket quhet, që flet për baletin dhe jo keq, flet për Skënderbeun, hajt se po e shtyjmë, por të deklaroj në mënyrë konkludive pikërisht në datën 9 prill se vala e parë e madhe goditëse e krizës ka kaluar në Shqipëri, kjo nuk më duket një lapsus inoçent. Ore e dimë të gjithë që ju si TVSH jeni bori e ndryshkur e maxhorancës, por mos e dashur gazetare të arrish ti në konkluzione që nuk i thotë as Fridmani apo ekspertët më të mirë që ka Shqipëria!  Duhet të kuptojmë modestisht se ngjarjet e jashtme formojnë edhe në sipërfaqen e dukshme mediatike, atë realitet që përcakton fijet e tij të fshehta.
Në këtë rast, këto përcjellje mediatike thjesht janë një militantizëm i hapur dhe alergjik. Si ish studenti i fakultetit të ekonomisë, shumë modestish, përmes kësaj gazete të nderuar, dua të them, atë që e dinë të gjithë: Kriza zbutet, (pra vetëm zbutet) duke ulur në mënyrë drastike shpenzimet jo produktive. Bëhet edhe pa vila të rikonstruktuara nga një milion euro. Ata që kanë për të ardhur për të vizituar Shqipërinë, vijnë edhe me këto avionë e me këto mjedise që kemi. Mendojmë se duhet ti largohemi pyetjeve skajore, se Sa lekë do kjo rrugë akoma? apo Sa do të rriten rrogat dhe pensionet? Këto janë probleme kaq të thjeshta për qeverinë sa me një 5% rritje të deficitit buxhetor, apo, larg qoftë të emetimit të një sasie monedhash, mund të zbuten përkohësisht. Pyetja që shtrohet dhimbshëm është: Çfarë do të bëhet me investimet kapitale? Ca më tepër me ritmet e tyre? Trimëria ekonomike, iniciativa, energjia, shpirti i biznesit dhe cilësi të tjera të karakterit janë fituar shumë ngadalë, duke përbërë një pasuri të jashtëzakonshme zhvillimi. Por ato mund të degjenerojnë shumë shpesh përballë një Jozefine që e shtyn jetën sa në miting në një udhëtim me Chater. Aq më tepër kur nga pas i vijnë ca gazetarë rus që thonë se goditja e madhe e krizës ka kaluar për ne shqiptarët.
O TEMPORA O MORES.    

Last Updated on Saturday, 11 April 2009 21:36

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›