E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ju tregoj Paolo Coelhon e vërtetë…

(Gazetari i njohur brazilian Ferdando Morais shkruan jetëshkrimin e shkrimtarit, me titullin “Luftëtari i dritës...”)

Nëse mendoni Paulo Coelhon - shkrimtarin e romaneve të më shumë se 100 milion kopje të shitura në mbarë botën, ai i “Alkimistit” dhe “Zahir”, një mjeshtër i jetës për shumë njerëz, menjëherë u vijnë në mendje thënie mbresëlënëse si: “Dashuria, vetëm ajo mundet të jetë udhëzuesi në çdo moment të jetës suaj”. Padyshim e imagjinoni thjesht të butë, Coelhon, të veshur me një ndriçim “new age”, i ulur në një karrige të varfër, duke pirë çaj (jeshil) me sheqer (kallami). Dhe mendon historinë e tij: fakti që kur ishte një djalosh kishte përfunduar në një spital psikiatrik dhe i ishte nënshtruar elektroshok-ut me nismën e prindërve, persekutimin për motive politike, një lloj provë e pashmangshme të një të përsosur si babagjyshi i vitit të ri i Zeitgeist (shpirti i kohës, koncepti i filozofisë gjermane). Dhe pastaj vjen një biografi, e cila të tregon shkrimtarin në të cilën do të zbuloni se mjeshtri i mirësisë së fjalës Coelho ka qenë më parë i keq, shumë keq, një kryqëzim mes magjistarit Kroley dhe Lord Bajronit. Dhe këto janë trauma për lexuesin fans të fiction-it të tij, dhe është sikur të zbulosh se babagjyshi i vitit të ri është një pijanec që rreh me kamzhik drerët e kaloshinës së tij.
Sidoqoftë biografia me lejekalimin e Coelho është në libraritë e Europës qysh nga dita e djeshme, të shkruar nga gazetari i mirënjohur brazilian Fernando Morais. Jetëshkrimi zyrtar titullohet “Luftëtar i dritës: Jeta e Paulo Coelho”, një topografi e jetës plot gjashtëqind faqe, e cila gjithashtu është një katalog i qartë e errësirës. Luftëtari i dritës dhe mjeshtri i nderuar në jetën e tij çfarë nuk ka bërë: duke u nisur nga seksi ekstrem, droga (sidomos LSD), frekuentues entuziast i mbledhjeve satanike, pjesë librash që ngjajnë me librat jo të tij, dhe kështu me radhë. Fernando Morais, është një nga gazetarët më të mëdhenj të gazetarisë së Amerikës së Jugut, i cili ka shkruar një libër të dokumentuar, pa skonto, bile i ka vënë kusht që Luftëtari i Dritës të mos i lexojë bocat e para të jetëshkrimit të vet. Aty shkruhet se kur Paulo Coelho ishte një fëmijë i pret fytin një dhie për të qetësuar Engjëllin e vdekjes; i cili kishte marrëdhënie me një dashnore në varreza; se historia e satanizmit ka qenë e gjatë dhe e thellë: në ditarin e tij shkruan se Charles Manson është “një dëshmor i kryqëzuar”, emri i zgjedhur nga Coelho për të adhuruar djallin është “Staars”, shqip “Drita e përjetshme”.
Në fund luftëtari Coelho del si jashtë paktit djallëzor me fjalinë në ditarin e tij: "Pakt i fshirë, unë e kam kapërcyer sprovën”. Kështu është fjalë për fjalë. Ka edhe episode shqetësuese: e imagjinoni luftëtarin njëzetetre vjeç, vëzhgon me mikroskop spermatozoidet... Ne u takuam në një dhomë të Ambasadës Braziliane në Romë me biografin e tij. Dhe qysh në fillim e pyetëm, se çfarë mendonte, cili ishte virtyti më i mirë dhe vesi më i keq i Luftëtarit të Dritës. “është e njëjta gjë: kokëfortësia”. Ai nuk ka dashur të bënte gjë tjetër në jetë përveç shkrimtarit. Mund të bëhej i pasur kompozitor tekstesh, producent diskografik, bile ka lançuar në shumë artistë, këngëtarë. Ka qenë dhe një dramaturg i mirë dhe një gazetar i mirë. Por ai nuk e donte këtë. Ai donte të ishte autori më i lexuar në botë. Dhe ai doli të ketë sukses. Në biografi ka faqe të ditarit kur ishte fëmijë, me skedat e librave të filluar shumë shpejt, shënime mbi ecurinë e karrierës së tij, makthi me shifrat e shitjes së librave, të përditësuar çdo muaj dhe të krahasuar me ato të shitura muajin e mëparshëm, një agjent letrar, Monica Antunes, e përkufizuar në ambiente si “magjistarja e Barcelonës”.
Pyesim Morais, sa herë është takuar dhe nëse ka pasur momente tensioni midis biografit dhe luftëtarit të dritës? “Ju e dini, unë jam një ateist, marksist dhe i papagëzuar. Sa herë flasim për përvojat e tij shpirtërore gjendeshim gjithmonë në kontrast. Njëherë tha se gjendesh një engjëll që fliste me të në makinë, natën. Dhe unë e pyesja: "Në cilën gjuhë fliste ky engjëll?”. Dhe Ai ishte shumë i zemëruar për mosbesimin tim”. Por kurioziteti ngulmues i lexuesit apo dashuria e thjeshtë natyrore për aspektet e errëta të luftëtarit Coelho, të të cilit me sa duket nuk janë të pakta. Një mësues i keq? "Shiko, unë mendoj se ka dy Paulo Coelho. Një nga lindja deri në 1982-shin dhe një pas vitit 1982 e tutje. Ai thotë se ka pasur një përvojë mistike, një epifani gjatë një vizite në kampin e përqendrimit në Dakau. Ai thotë se ka pasur një ndriçim hyjnor. Mund të jetë rezultat ose efekt i jetës së tij prej të droguari (sepse LSD prodhon halucinacione në distancë kohore), apo si pasojë e elektroshok-ut. Nuk e di.
Megjithatë pas atij momenti është transformuar: hoqi dorë nga droga, me Satanizmin, ra në dashuri me një grua me të cilën bashkëjeton edhe sot. Gjithashtu ka shkruajtur bestsellerin e parë, Ditari i një magjistari, historia e pelegrinazhit të tij në vendin e shëjtë spanjoll: Santiago de Compostela. Prej atij momenti ai është një Paulo i “mirë”. Dhe filloi të ketë sukses”.
“Il Giornale” (Përgatiti L.Lita)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›