E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtegtimi i kaçakut të ferrës

Kaçaku i ferrës, i Bllokut dhe i Pezës, kryetari i humbur i PS, Edvin Rama, e nisi shtegtimin politik pas dështimit në artin figurativ, i mbajtur për krahësh nga ramizistët e regjur Ruçi e Dokle, me kërcime nga kunji në kunj, kërcim ky mjaft i rrezikshëm. Së pari, vetëm disa orë bërtitës në takimet e PD. Pastaj në arratinë pariziane në kërkim të shokëve, që kishin fluturuar larg si skifterucë të trembur. Më vonë me PS, papritur minister shkatërrimtar i kulturës shqiptare, me përkujtime nostalgjike diktatorësh të kuq. Më tej kryetar partie dhe kryebashkiak-bojaxhi, shkallmues i kryeqytetit, kundër çdo pune me vlerë të Qeverisë. Më tutje, vijon shtegtimin e zhurmshëm në krye të fushatës elektorale pa program, në votimet vendore dhe parlamentare, kantautor këngësh të vjedhura, valle e disfata, së bashku me bllokmenët e rinj, Ditmir Bushati e Sajmir Beqja, me ta boksieri dhe pistolieri trim Tom Doshi pa kalë, Fidel furnizuesi, Erionët, mashtruesi Veliaj dhe Braçe ekonomisti. Pas tyre qepej kori i ngjirur i merove, “analistë” dhe “ekologjistë”, Ardian Klosët, Lavdosh Ferrunët, I. Goricat me shokë, kundër rrugëve e burimeve energjitike, kundër rritjes së pagave e zhvillimit të vendit. Mandej e shohim prap kryetar, por jashtë Kuvendit, kryebashkiak, por jashtë Bashkisë, “grevist”, por jashtë greve, shpërndarësh plehrash, bllokues rrugësh e bulevardesh me protesta boshe, i përvëluar për kryeministër. Në radhët e para të turmave, u dukën me djegie flamurësh e gazetash, kundër heqjes së vizave, kundër NATO-s dhe integrimit evropian, edhe kalamajt e fillores, veshur me bluza të kuqe flakë, me gjyshërit e prindët e tyre, nëpunës bashkish, larg punëve të zyrës. Nuk mungonin as humbësit e gjorë, avokati i rëgjuar Ngjela, Gjinushkë hallemadhi, Milo palikari e Ndoka pelivani. Të gjithë tok, me grushtet lart e thirrjen:“Dua të shoh votën time!“ Së fundi, dorëzim i shëmtuar me shkrehjen e çadrave të hotel-restorantit misterioz “Sallam-Qofte” të urisë, me fantazma që u ishte tekur të hanin e të flinin tok duke përlarë para mafiozësh nën dorë, fshehurazi e natën, nën pishat e bulevardit të madh. Mister fantazmash në çadra, mister kundërshtarësh në selinë me porta të mbyllura të PS. Si në një cirk mesjetar shetitës, Kaçaku i ferrës, u shfaq në prag të derës para kamerave me ngërdheshjen e njohur, me britmën e paturpshme të mashtrimit: “Fituam, të hapen kutitë e materialeve zgjedhore!” Shumë vetë të befasuar pyesnin: “Po fletët e votimeve? Po përfryrja e gjelave të detit nga shkoi e u shfry?” Mesa kuptohet, tashmë Kaçaku topin ia ka pasuar mesfushorit Gramoz nga Salaria, ish ministër i brendshëm komunist. Ky, i kthyer në Kuvend, duke moskuptuar gjuhën e Brukselit, kërkon sërish me ultimatum të pafund kinez, hapjen e kutive për numërimin, si qimet e postaqes, e fletëve të votimit, brenda më pak se dy javësh, për t’u bindur si Shën Thomai pas dymëdhjetë muajsh për humbjen më 28 qershor 2009. Veçse deri atëhere sipas kodit zgjedhor, mjerisht, fletët e votimeve do të jenë bërë shkrumb e hi për kazanët e bashkisë.
ç’thotë Patozi, përfaqësuesi i mazhorancës në Kuvend? “Ofertën tonë e keni në tavolinë, tani e përgjithmonë. Të hapur për çdo lloj transparence, që nuk dhunon dhe kapërcen Kushtetutën dhe ligjet e vendit. .Brenda kësaj kornize është një hapësirë e pamatë për marrëveshje dhe mirëkuptim. Ndërsa jashtë saj, askush prej nesh nuk mund dhe nuk duhet të guxojë të afrohet. Ndërkohë, do të kisha një ftesë të sinqertë për të gjithë kolegët e Partisë Socialiste, për gjithë grupin e tyre parlamentar. Jo ultimatume, sepse ato nuk të çojnë asgjëkundi. Në një vend ku po konsolidohet me shpejtësi shteti ligjor, gjuha e forcës është sa joproduktive, aq edhe politikë arkaike. Aq më pak, ultimatumet me data të përcaktuara.”
Qeveria s’ka kohë të merret më me sherxhij, sepse i duhet të përmbush detyrimet në dobi të qytetarëve të saj seriozë. Projektet e mëdha janë shtruar për zbatim sipas programit konkret. Disa nga lajmet e mira janë: rifillimi i qarkullimt autombilistik në tunelin madhështor të Thirrës, nisja e sezonit turistik dhe njoftimi se Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Kaçaku i humbur i PS, pas kërkesës për hapje kutish, na del tani për mos hapjen e dosjeve dhe në mbrojtje të juristëve të regjimit të shembur gjakatar komunist, si Vangjel Kosta me shokë. Pas votimeve vendore në vitin 2011, kaçaku i ferrës, pa parti e pa bashki, nga do t’ia mbajë, për ku do të fluturojë, drej përëndimit apo lindjes? Sigurisht do të kthehet në identitet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›