E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juan ‘ndahet’ nga Roma

Qendërmbrojtësi Juan është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për shkëputjen e kontratës së tij me Romën dhe kalimit në Internacional, ka njoftuar menaxheri i tij, Michele Gerbino.

Braziliani 33 vjeç pritet të braktisë klubin romak, meqë trajneri i ri Zdenek Zeman thuhet se nuk llogarit në të, andaj palët janë duke diskutuar rreth shkëputjes së kontratës së mbetur njëvjeçare.

“Bisedimet me Romën kanë filluar kohë më parë, por janë zgjatur për arsye të ndryshme. Në fund pres të arrijmë marrëveshje. Juan 99 për qind do të nënshkruajë me Internacional Porto Alegre”, deklaroi Gerbino për gazzettagiallorossa.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›