Michel Platini kthehet në CSKA Sofje

Sulmuesi brazilian Michel Platini është rikthyer në CSKA Sofje nga klubi rumun Dinamo Bukuresht, ka njoftuar 31 herë kampioni i Bullgarisë.
Platini, i emërtuar sipas ish kapitenit të Francës dhe presidentit të tanishëm të UEFA-s, iu bashkua Dinamos nga CSKA në kontratë trevjeçare në shkurt të këtij viti, mirëpo dështoi të zë vend në formacionin bazë dhe u kthye sërish në CSKA para fillimit të sezonit në kampionatin bullgar.
Ai pritet të paraqitet për CSKA-në kundër Mura 05 të enjten e ardhshme në xhiron e dytë të kualifikimeve për Europa League.