E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magath kërkon zgjidhje për Diegon

Trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath, ka kërkuar që e ardhmja e mesfushorit Diego të caktohet deri në fund të këtij muaji.

Braziliani në sezonin e kaluar ishte i huazuar në Atletico Madrid pas mosmarrëveshjeve me Magathin. 58 vjeçari ka pranuar se dëshiron përfundimin e spekulimeve.

“Temat si Diego, por edhe Kjaer duhet të vendosen para përfundimit të këtij muaji. Përndryshe, ne do të marrim vendim dhe ata futbollistë do të fillojnë sezonin me ne”, deklaroi Magath gjatë një konference për shtyp. Diego dhe Kjaer spekulohet se kërkojnë të largohen nga Wolfsburgu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›