E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia në shkolla kundër drogës

Te gjitha shkollat 9- vjecare te Tiranës do te perfshihen ne nje program per edukimin dhe reduktimin e kerkeses per droge nga nxenesit. Programi mbeshtetet nga katër partnere, ambasada amerikane, garda e Neë Jersit, drejtoria e Policisë se Tiranës si dhe Drejtoria Arsimore dhe ka per qellim parandalimin e perdorimit te lendeve narkotike nga te miturit ne shkollat 9- vjecare.

“Ne kemi projektuar që gjatë vitit akademik 2010-2011 ky program të shtrohet në nëj gamë të gjerë shkollash, pothuajse në të gjitha shkollat 9- vjecare të Tiranës, dhe kryesisht në klasat e pesta dhe të gjashta. Synimi është që suksesi i këtij programi të cojë që ai të shtrihet në të gjithë republikën e Shqipërisë” thotë Arben Nasufi, koordinatori i projektit.

Ne fazen e pare u perfshine 10 shkolla 9-vjecare te kryeqytetit, duke e konsideruar te suksseshme, bashkepunimin mes policisë dhe komunitetit per parandalimin e perdorimit te lendeve narkotike. Perdorimi i substancave narkotike eshte konstatuar ne disa raste edhe ne shkolla.

“është e vërtetë që në shkollat e Tiranës ka veprimtari të ushtrimit, kryesisht të drogave të lehta. Nuk mund të themi se kjo është në shkollat 9- vjecare, por në shkollat e mesme ka të dhëna dhe statistika, si dhe elementë kriminalë që janë goditur, të cilët kanë qenë pranë shkollave dhe kanë tregtuar lëndë narkotike. është kapur kjo grupmoshë, pra klasat e pesta e të gjashta, të moshave 11-13 vjec dhe janë grupmoshat më të rrezikuara, por që duan sensibilizuara që pas kësaj moshe të dinë të marrin vendim” tha Nasufi.

Ecuria e projktit pritet qe pas shkollave 9- vjecare te Tiranës te shtrihet ne te gjithe vendin, per t’i thene ‘JO’- perdorimit, jo vetem te drogave, por edhe te duhanit dhe alkoolit nga nxenesit.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›