Ndryshime drejtorësh në polici
Ndryshime te reja ne rradhet e Policise se Shtetit. Drejtuesi i Parë, Muhamet Rrumbullaku, do te drejtoje tashme strukturen e re, atë të Drejtorisë së Operacioneve Speciale. Emerimet kane vijuar me Ilia Nasin, i cili do te drejtoje Drejtorine e Rendit dhe te Sigurisë Publike. Vullnet Topalli, emërohet Drejtor i Policisë Rrugore, Arjan Bozhaj emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, ndersa Ilir Sula komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkoder.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, mësohet se ka hedhur firmën mbi disa shtesa në strukturën e Policisë së Shtetit, duke shtuar aty Drejtorinë e Operacioneve Speciale, si dhe duke krijuar një zgjerim me disa sektorë të tjerë të Drejtorisë së Policisë Rrugore.
Drejtoria e Operacioneve Speciale të ketë si funksion të saj kryerjen dhe realizimin e operacioneve speciale. Kjo strukture përkatëse ka nga një grup prej 12 vetësh për realizimin e operacioneve të Antidrogës, të Antikrimit Ekonomik si dhe të Antitrafiqeve dhe parashikohet që pjese e saj te jete edhe një grup i posaçëm për arrestimin e personave të kërkuar, për krime të ndryshme të rënda.
Drejtoria e Policisë Rrugore, pritet që të ketë edhe një shtim të dukshëm të kompetencave lëndore të saj mbi sektorë të policisë që kanë të bëjnë me menaxhimin e trafikut dhe të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin, duke u shkëputur nga varesia qe kishte nga Drejtoria e Policise se qarkut.
Nderkaq, ndonëse ende nuk jane zyrtarizuar, lëvizje te tjera pritet te kete edhe ne nivelin baze dhe ate te mesem, ne drejtorite e policive ne qarqe.
Denada Shkodrani < I mëparshmi