E Diel, 1 Nëntor 2026

Riciklimi i mbetjeve plastike, mobilizohen 40 shkolla

Riciklimi i mbetjeve urbane dhe krijimi i nje mjedisi sa me te shendetshem per te gjithe komunitetin, kane qene qellimi i nismes me te re qe UNICEF-i ne Shqiperi, ka ndermarre me mbeshtetjen e Ambasades holandeze ne Tirane, duke zhvilluar takimin e "Ekolevizjes". Keshtu, UNICEF dhe Ambasada holandeze ne Tirane, kane marre persiper mobilizimin e mbi 40 shkollave dhe mbi 13 mije femijeve ne te gjithe vendin, me qellim ndergjegjesimin e tyre ndaj mbetjeve plastike, riciklimit dhe ruajtjes se nje mjedisi sa me te shendetshem. Shkollat e perfshira ne kete projekt ne Tirane dhe disa rrethe, do pajisen me nga nje kosh te ri, ku cdo te hene nxenesit do sjellin materiale plastike qese e mbetje te tjera te padegradueshme. Nepermjet ketij veprimi ata do ndikojne edhe ne sjelljen e prinderve, mesuesve dhe te gjithe komunitetit, per pastrimi e mjedisit nga keto mbetje te rrezikshme. Jo vetem kaq, por veprimet e tyre do nxisin dhe biznesin dhe pushtetin lokal, te mobilizohet me teper ne sigurimin e nje ambienti sa me te paster. Zbatimi i projektit do merret persiper nga grupimi mjedisor "Ekolevizja". Nje sere aktivitetesh do te organizohen ne kuader te ketij projekti, i cili do te zgjase 18 muaj dhe do te shtrihet ne 40 shkolla ne Tirane, Durres, Lezhe, Shkoder dhe Korce.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›