E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julia Timoshenko i jep fund grevës së urisë. Ukraina anulon Samitin e Jaltës

Share

Politikania e opozitës ukrainase, Julia Timoshenko, pritet që nesër ti japë fund grevës së urisë. Pas plot 20 ditësh. Lajmin e bëri të ditur e bija e saj, Jevgenija Timoshenko.

Ish- kryetarja e qeverisë ishte në grevë urie që prej 20 prillit për shkak të kushteve të burgimit.

Në burgun e saj ka mbërritur një mjek nga Gjermania për ta vizituar. Neurologu Lutz Hams do të nisë trajtimin e politikanes së opozitës. Ajo do kurohet në një spital në Ukrainë, ndryshe nga sa ishte pretenduar më parë nga ana e saj për një trajtim në Gjermani. Mjeku Hams thotë se bashkëpunimi me kolegët e tij në Ukrainë është shumë i mirë. Ndërkohë pritet që në Ukrainë të shkojnë edhe të tjerë mjekë gjermanë.

Kritikat për gjendjen e Timoshenkos kanë bërë që Ukraina të anulojë një samit të krerëve të shteteve evropiane.

Lajmin e bën të ditur agjencia Interfax, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Jashtme.

Këtë samit e kishte refuzuar edhe presidenti Bamir Topi, i pari president jashtë BE që e bëri publik qëndrimin e tij. Zyrtarisht nuk është thënë asnjë arsye për anulimin e samitit, por bojkoti masiv duket se është argumenti kryesor. Samiti do mbahej në Jaltë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›