E Diel, 1 Nëntor 2026

Koloni shqiptare në Koblenc, vjen dhe Kapllani

 Leonard KarajIsh-sulmuesi i Karl-sruhes dhe Augsburgut do të jetë shqiptari i shtatë. Te Koblenzi luajnë edhe Skela, vëllezërit Kuqi, Skeraj, Rama dhe Murati.Edmond Kapllani do luajë si i huazuar te Tus Koblenzi deri në fund të këtij sezoni. Ausburgu, klubi që ka në zotërim kartonin e futbollistit deri më 30 qershor të vitit 2011 ka pranuar të huazojë lojtarin shqiptar për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Më pas Kapllani do të jetë i detyruar të rikthehet sërish tek kjo skuadër, deri në  përfundim të kontratës së tij. Koblenz e ka pritur me entuziazëm mbërritjen e sulmuesit shqiptar, madje në komunikatën zyrtare nuk ka lënë pa përmendur asgjë nga statistikat e Kapllanit. "Në vitin 2007, - shkruhet në faqen zyrtare të Koblenzit, - ai u zgjodh si 'lojtari i vitit', ndërkohë që në sezonin 2006-2007, Kapllani ishte te Karlsruhe me 17 golat e tij golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2". Te skuadra gjermane e Bundesligës 2, ish-sulmuesi i Karlrsuhes do të jetë shqiptari i shtatë, pas Ervin Skelës, Shefki Kuqit, Njazi Kuqit, Shqipran Skerajt, Renaldo Ramës dhe Aljmir Muratit, duke krijuar një "koloni" të vërtetë shqipfolëse në atë skuadër. Tus Koblenz do të jetë skuadra e tretë e Edmond Kapllanit në Gjermani, pas Karlsruhes dhe Augsburgut. Në Shqipëri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka luajtur me Partizanin e Besën, nga dhe ku u transferua te Karlsruhe në Gjermani me ndërmjetësimin e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, gjermanit Hans-Peter Brigel në shumën e 250 mijë eurove. Gjithsesi, Kapllani ka dhe një eksperiencë të shkurtër në Kroaci në radhët e Rijekës, kur luajti si i huazuar nga Partizani.Kapllani u transferua gjatë merkatos së verës së kaluar në parametra zero nga Karlsruhe (e rrëzuar në Bundesliga 2) te Augsburgu (po Bundesliga 2) me synimin për të gjetur më shumë hapësirë dhe sigurisht për t'i dhënë fund thatësirës së golave gjatë dy sezoneve në Bundesliga 1 (2 gola). Durrsaku pas një fillimi premtues gjatë ndeshjeve miqësore, me përjashtim të javës së parë të Bundesligës 2, kur luajti 62 minuta jo të mira në ndeshjen kundër Energi Kotbusit (ish-skuadër e Skelës), nuk arriti të bindë trajnerin Jos Luhakay, që për hir të së vërtetës mbajti një qëndrim tejet të ashpër ndaj sulmuesit shqiptar, duke i dhënë vetëm një mundësi të dytë, në me përjashtim të takimit kundër Alemania Ahen, por dhe në atë përballje luajti vetëm 19 minuta. Fati i keq e ndoqi dhe në Kupën e Gjermanisë, kur luajti vetëm 12 minuta kundër Duisburgut. Trajneri i Augsburgut gjithmonë e kishte përmendur se Kapllani nuk ishte më në planet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›