E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, miqësore me modestët e FC Siirt Jetpa

 Ekipi Kombëtar ka vazhduar seancat stërvitore në Turqi. Dje skuadra bëri stërvitje shkrythëse pas ndeshjes me Adanasporin (2-1). Pisha, Lila dhe Muça e mbyllen stërvitjen me shpejt pasi luajtën nga 90 minuta në ndeshjen e ndaj Adanasporit. Vila nuk u stërvit me skuadrën për shkak të dëmtimit që pësoi po në këtë miqësore. Përreth 25 minuta  Bicaj, Gocaj, dhe Samina u stërvitën veçmas me trajneri Josip Kuzhe, ndërsa pjesa tjetër me trajnerin Mustedanagiç, duke bërë goditje të ndryshme në portë. Ndërsa stërvitja e pasdites u zhvillua në palestër dhe pishinë. Ndërkaq ndeshja e radhës është caktuar të luhet në hotel "Limra", nesër në orën 15:00 me ekipin Siirt Jetpa, vendi i parë i Kategorisë së Dytë turke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›