E Diel, 1 Nëntor 2026

Juliana Pasha kalon me sukses provën e parë në skenën europiane

Fituesja e Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH sfidon çdo emocion në Oslo të Norvegjisë

Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty( It's all about you) fituese e Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH, dje pati provën e parë në skenën e festivalit evropian Eurosong 2010, që këtë vit zhvillohet në Oslo të Norvegjisë. Pasha interpretoi pa

emocione dhe sipas mediave e kaloi me sukses provën e parë në skenën europiane. Nuk mundem pa ty, është kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe e shkruar nga Ardit Gjebrea e Pirro Çako. Këta janë emrat që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, i cili këtë vit mbahet më 25, 26 dhe 27 maj. E veshur thjeshtë dhe sportive, përfaqësuesja shqiptare Pasha bëri debutimin saj të parë në skenë, ku shoqërohej nga tre vajza dhe një violinist. Gjatë konferencë së shtypit që u zhvillua dje në Oslo, ajo mori vlerësime ndërkohë që u kërkua që të interpretonte dhe live këngën gjatë konferencës së shtypit. It's all about you, është një këngë dhe hit nga Juliana Pasha. Kënga është përkthyer nga "Nuk mundem pa ty" dhe do përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurosong 2010. Kënga ka qenë hit gjatë këtyre muajve të vitit. Ajo është përpunuar në ShBA dhe Britani, në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë tre vajza nga Britania e Madhe. Gjithsesi versioni i parë në anglisht është bërë publik në TV Klan më 5 shkurt, 2010. Kënga në promovimin e saj ishte me piano dhe me orkestër live, por versioni tjetër u bë publik më 27 shkurt, 2010 në Shkup në festivalin Skopje Fest (Festivali Përzgjedhës për Maqedoninë në Festivalin Evropian të Këngës). Aleksander Rybak, përfaqësuesi i Norvegjisë fitoi Eurovisionin 2009, që u zhvillua në Moskë dhe sipas rregullit fituesi e çon Eurovisionintë organizohet në shtetin e vet. Juliana filloi karrierën shumë vite më parë, ajo mori pjesë në festivale të ndryshme shqiptare si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike etj. Në Festivalin e Këngës në RTSH Juliana filloi pjesëmarrjen që nga viti 2007 duke dalë e pesta. Gjithashtu ajo mori pjesë në Festivalin e 47-të të këngës me këngëtarin Luiz Ejlli, duke marrë kështu vendin e parë me shumë pak pikë për të fituar, ndërkohë që në vitin 2009 mori pjesë sërish në festivalin e këngës. Më datë 24 Dhjetor Juliana bëri performancën e parë në Festivalin e 48-të të Këngës, me rregulla të reja në grupin e bigëve, ata do shkojnë në finale automatikisht. Natën e tretë Juliana këndoi me Soni Malaj në natën e dueteve. Më 27 Dhjetor në natën e fundit dhe natën finale Juliana mori shumë nga 20 pikët e jurisë, duke mbledhur kështu 133 pikë ku shpall dhe fituese.


Shqipëria për herë të shtatë në Festivalin Europian
Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH, këngëtarja Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty do të përfaqësojë muzikën e lehtë shqiptare për herë të shtatë në Festivalin Europian, që këtë vit do të zhvillohet në Oslo, Norvegji.   Për herë të parë kjo ndodhi në vitin 2004, kur kënga me titull Imazhi yt e kompozitorit Edmond Zhulali u interpretua në skenën e Eurosong në Turqi nga këngëtarja Anjeza Shahini. Një vit më pas në këtë festival prestigjioz Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren  Ledina Çelo me këngën Neser shkoj e kompozitorit Adrian Hila dhe me poet Pandi Laçon. Më pas do të ishte këngëtari Luiz Ejlli, i cili  ne vitin 2006 me këngën Zjarr e ftohtë të Klodian Qafokut përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Europian. Këngëtari Frederik Ndoci, në maj të 2007, shkoi në Eurosong me këngën Balada e gurit. Kjo këngë ka firmat e dy artistëve që shkonin për herë të dytë në Eurosong, Adrian Hila dhe Pandi Laço. Në Eurosong që u zhvillua në Beograd në vitin 2008, Shqipërinë e përfaqësoi këngëtarja Olta Boka me këngën Zemrën e lamë peng, kompozim i Adrian Hiles dhe tekst të Pandi Laços. Në vitin 2009 në festivalin që u zhvillua në Moskë, Shqipëria u përfaqësua me këngën Më merr në ëndërr kënduar nga Kejsi Tola, kompozim i Edmond Zhulalit me tekst të Agim Doçit.

Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›