E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni akuzon Bashkinë e Tiranës për fshehje të buxhetit e rritje të taksave

Taksat e pushtetit lokal në Tiranë do të ishin më të ulëta nëse Bashkia dhe kreu i saj, Rama do të bënin transparente buxhetin. Kreu i këshilltarëve demokrate në këshillin bashkiak, Ferdinant Poni, e quajti të pajustifikuar qëndrimin e Ramës ndërsa deklaroi se biznesi i

vogël paguan 2-3 herë më shumë taksa krahasuar me bashki të tjera. "Ky kryetar që flet për transparencë, duhet ti jepte këshillit nivelin, dhe bazën e çdo takse, unë e them dhe botërisht, në mënyrë që ne ti tatojmë më pak qytetarët, që ne ti ngarkojmë ata me pak për shpenzimet ekstravagante që Bashkia do të bëjë, sepse në jemi në shërbim të qytetarëve, dhe Bashkia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Ka mëse dy muaj që kjo listë taksash, në mënyrë që të bëhet buxhet i shëndetshëm, nuk ka ardhur. Bashkia e Tiranës ka taksa hera herës, tre herë më të larta se një Bashki tjetër ngjitur me të, apo ka taksa fare të pamotivuara për reklamat, apo çuditërisht mbrohen grupe monopoliste dhe nuk mbrohen qytetarët e zakonshëm", deklaroi Zv Ministri i Brendshëm Poni ditën e djeshme. Ai e ka akuzuar Ramën për mungesë transparence dhe për rrënim të taksapaguesve në kushtet kur qeveritë e vendeve evropiane po aplikojnë paketa lehtësuese për biznesin për të mos u prekur nga kriza ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›