E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu, një sukses në skenën operistike

Pas suksesit të koncertit recital në skenën e TKOB, tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu u prit dje kryeministri Sali Berisha, i cili e uroi atë përzemërsisht për suksesin e arritur dje në koncertin recital, të dhënë në Teatrin e Operas dhe Baletit (TOB), në Tiranë.

Suksesi juaj i mbrëmshëm vjen vetëm pak ditë pas suksesit që patët me Traviatën  në Operën e Covent Garden, në Londër, së bashku me sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Suksesi juaj bën krenar çdo shqiptar dhe ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit, tha kryeministri Berisha. Tenori Saimir Pirgu e falënderoi kryeministrin Berisha për prezencën e tij të djeshme në koncert dhe pritjen e veçantë që i ofroi atij. Ngrohtësia që më dha dje publiku shqiptar, nëpërmjet duartrokitjeve, ishte dhurata më e vlefshme që kam marrë këto vjetët e fundit nga të gjitha skenat, ku kam debutuar, sepse artist i vërtetë bëhesh vetëm kur të vlerëson populli yt, tha Saimir Pirgu. Ai premtoi se do të kthehet përsëri në skenën shqiptare, që është shtëpia e vërtetë e tij. Në pritje ishte i pranishëm ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj dhe drejtori i TOB, z. Zhani Ciko. Tenori Pirgu, miku i të madhit Luçiano Pavaroti u shoqërua në koncertin Tinguj Europianënga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar e Operës dhe Baletit, e dirigjuar nga mjeshtri Zhani Ciko. Në program për publikun ishin "Idomeneo" dhe "Cosi fan Tutte" nga Mozart, "L'Elesir D'Amore", nga Donizetti, "Skënderbeu" nga Prenk Jakova, "Macbeth" dhe Rigoletto nga Verdi, "Ëerther", nga Massenet, "L'Arlesiana" nga Cilea, Aria Idomeneo "Fuor di Mar", Aria e Ferrendo "Un Aura Amorosa", Aria e Lek Dukagjinit "Kjo zemra ime vlon si ujë i valë" etj. Koncerti i tij u zhvillua dhe në kuadër të sezonit koncertor ndërkombëtar të Klasik. Para se të vinte në Tiranë, para disa ditësh ai shkëlqeu në skenën operistike të Londrës. Për pesë net me radhë, tenori i mirënjohur shqiptar së bashku me sopranon shqiptare, por me famë botërore Ermonela Jaho, interpretuan në Operën Mbretërore të Londrës "Royal Opera Mouse Covent Garden" "Traviatën" e Verdit. I cilësuar nga mediat botërore si Pavaroti i ri, e nga të tjerë si një Anton Darmota, Saimir Pirgu është një ndër ambasadorët më të suksesshëm të Shqipërisë në botë dhe në karrierën e tij artistike ka një galeri të shumtë personazhesh të realizuara me shumë sukses në skenat botërore. Vlejnë të përmenden vlerësime të ndryshme që ai ka marrë nëpër skenat e vendeve ku ka interpretuar, si çmimi i akorduar nga Ministri i Kulturës së Austrisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›