BE: Bonot sllovene, në krizë
pritet të jetë 11% në fund të këtij viti. Por në raport shtohet se pavarësisht papunësisë, besimi konsumator është rritur që nga pika më e ulët historike e tremujorit të parë të 2009. Paralelisht agjencia publikoi të dhënat e Indeksit Tremujor për të Ardhurat e Investitorëve të Lartë. Raporti përfundimtar do të publikohet në 24 maj, por sipas të dhënave paraprake 70% e investitorëve evropianë, mendojnë se bonot sovrane janë sektori që do të përballen me sfidën më të madhe për gjetjen e financimit. Sipas rezultateve të indeksit shqetësimet më të mëdha do të jenë për sigurimet në 11%, financimi i investimeve do të jetë në 8% dhe shqetësimet për njësitë spekulative janë në 6%. Po sipas vëzhgimit më shumë se 3 të katërtat e investitorëve mendojnë se emetimi i bonove sovrane do të rritet në këto 12 muajt e ardhshëm.
Merkel kërkon bilancet e vendeve të BE
Kancelarja Gjermane Angela Merkel, deklaroi se paketa 1 trilion dollarë për shpëtimin ekonomik të Evropës, ka sjellë më afër momentin që Eurozona të zgjidhë problemin thelbësor të saj, atë të mbylljes së hendekut ekonomik midis vendeve të forta dhe vendeve të dobëta. Merkel denoncoi spekulatorët në tregjet, të cilët sipas saj, në javët e fundit sulmuan monedhën e përbashkët evropiane, euro. Por ajo shtoi se udhëheqësit evropianë duhet të qetësojnë situatën duke i dhënë zgjidhje problemit të divergjencave të mëdha ekonomike mes 16 anëtarëve të eurozonës. "Nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa kemi blerë kohë për veten, për të qartësuar diferencat në konkurrueshmërinë dhe deficitet buxhetore për çdo anëtar të eurozonës," tha Merkel. Deklaratën Kancelarja Gjermane, e bëri në një takimi me anëtarët e unionit të tregtisë, dhe njëkohësisht mbrojti vendimin e udhëheqësve evropianë që aprovuan paketën e ndihmës për Greqinë, duke thënë se kërcënohej infektimi i anëtarëve të tjerë të eurozonës, madje edhe infektimi i ekonomisë globale.