Junajtid-Çelsi, projektorët në “Old Trafford”
Do të jetë padyshim kryendeshja e javës në të gjithë Kontinentin e Vjetër, kjo pasi Mançester Junajtid dhe Çelsi kanë qenë gjithnjë rivalët e betuar e viteve të fundit në ishull. Mes shumë ndeshjeve spektakolare, vlen të përmendet edhe finalja e Champions league e zhvilluar në vitin 2008, ku “Djajtë” e Fergusonit fituan pas goditjeve të penalltive. Por nëse Mançesteri nuk ka ndryshuar aspak nga mentaliteti që i ka dhënë skocezi, stolat e ndryshuar shpesh te londinezët kanë bërë që fizionomia e skuadrës blu të jetë paksa e pastabilizuar. Megjithatë, Vilas Boash kërkon të lërë shenjë me Çelsin e tij dhe një fitore në mitikun “Old Traffod” do të ishte rruga e duhur. Ai që u kërkon shokëve të tij që të bëjnë kujdes, pasi Çelsi është skuadra më e vështirë nga të gjitha. “Jemi ndeshur me Arsenalin dhe Totenhemin, por mes tyre, padyshim që Çelsi ka një tjetër nivel. Do të jetë e vështirë për ne dhe duhet të jemi në ditën tonë më të mirë. Pavarësisht se Çelsi ka lojtarë të rinj në ekip si Huan Mata, jam i sigurt se idetë e tyre do ta bëjnë ekipin kundërshtar edhe më të rrezikshëm,” ka tënë sulmuesi Uejn Runi përpara sfidës së sotme kundër Çelsit.
Siti udhëton në “Craven Cottage”
Dueli mes skuadrave të Mançesterit po karakterizon edhe javën e pestë të premier Ligës angleze. Mançester Siti udhëton në Londër për t’u ndeshur me Fulham - në një ndeshje që tekniku Roberto Mançini nuk e parashikon aspak të lehtë. “Citiziens” janë pas Junajtid vetëm me diferencë golash, kur njohin vetëm fitore në 4 ndeshjet e para. Në kampin tjetër, kundërshtarët me vetëm dy pikë në 4 ndeshje, kanë një kontrast të dukshëm rezultatesh me Sitin, 15 gola në 4 ndeshje, por në “Craven Cottage” diferenca do të jetë vetëm 3 pikë. "Me Fulhamin është një ndeshje e vështirë, ne fituam atje sezonin e kaluar, por i kam parë që luajnë shumë fort në shtëpi dhe janë tepër të rrezikshëm. E kam parë Fulham edhe kundër Blekbërn javën e kaluar, por është ndryshe, sepse kur ata luajnë kundër skuadrave kryesore si, Junajtid apo Çelsi ata luajnë më mirë, japin gjithcka që kanë", u shpreh Mançini. I gatshëm për teknikun italian, pas një vere paqartësie që e zhveshi edhe nga shiriti i kapitenit, është edhe Karlos Tevez, por sidoqoftë me formën e sulmuesve Sergio Aguero dhe Edin Xeko, nuk ka vend për argjentinasin në 11 titullare. Dy skuadrat në fakt vijnë nga barazimet në mesjavë, Siti u ndal 1-1 nga Napoli në ndeshjen e parë të Champions League, ndërsa Fulham fiksoi të njëjtin rezultat me Tventen në Europa League.
Arsenali kthehet përmbys nga Blekbërni
Ka qenë një pasdite horror ajo e djeshmja për djemtë e Vengerit që kanë parë një fitore t’u ikë nga duart në sfidën kundër Blekbërn Roversit në fushën e këtyre të fundit. Madje, për ta bërë situatën edhe më dramatike kanë menduar vetë “topçinjtë” që me dy aotugolat e shënuar nga Song dhe Koshielni ua kanë bërë fitoren “autostradë” skuadrës së Blekbërnit. Arsenali kalon dy herë bnë avantazh me anë të Xhervinjos dhe Artetas, por dy herë mbërrihet nga Jakubu dhe autogoli i Song. Më pas, sërish Jakubu dhe autogoli tjetër i Koshielnit e çojnë rezultatin 4-2, duke e bërë komode fitoren e vendësve, ndonëse një gol i Maruan Shamak 5 minuta nga përfundimi u duk se do të rihapte ndeshjen.
Premier League – Java V
Rezultatet
Dje
Blekbërn – Arsenal 4-3
Aston Vila – Njukastëll 1-1
Bolton – Noruiç 1-2
Everton – Uigan 2-1
Suonsi – ËBA 3-0
Ulves – QPR 0-3
Sot
Totenhem – Liverpul 14:30
Fulham – Mançester Siti 16:00
Sandërlend – Stoke 16:00
Man UTD – Çelsi 17:00
Renditja
Skuadra N F B H P
1.Man UTD 4 4 0 0 12
2. Man Siti 4 4 0 0 12
3. Çelsi 4 3 1 0 10
4. Njukastëll 5 2 3 0 9
5. Stoke 4 2 2 0 8
6. Liverpul 4 2 1 1 7
7. Everton 4 2 1 1 7
7. Aston Vila 5 1 4 0 7
9. Ulves 5 2 1 2 7
9. QPR 5 2 1 2 7
11. Noruiç 5 1 2 2 5
12. Suonsi 5 1 2 2 5
13. Uigan 5 1 2 2 5
14. Blekbërn 5 1 1 3 4
15. Arsenal 5 1 1 3 4
16. Bolton 5 1 0 4 3
17. Totenham 3 1 0 2 3
17. ËBA 5 1 0 4 3
19. Sandërland 4 0 2 2 2
20. Fulham 4 0 2 2 2