E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa: Fitorja na ka dhënë vetëbesim

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka shprehur gëzimin e tij pasi ekipi i tij shënoi fitore 8-0 ndaj Osasunas në La Liga gjatë takimit të zhvilluar mbrëmë dhe thotë se ky rezultat do t`ua shtojë atyre vetëbesimin.

Villa shënoi dy gola, me Lionel Messi që shënoi hat-trick. Xavi dhe Cesc po ashtu shënuan nga një gol, ndërsa Roversio shënoi një autogol.

“Fitorja 8-0 na jep neve vetëbesim, dhe po ashtu të shënoj dy gola më jep mua kënaqësi të madhe personale. Ne shfrytëzuam këtë ndeshje për të rritur vetërespektin tonë”.

“Është vështirë të thuash se kur ju barazoni në dy ndeshje radhazi, ju duhet të luani mirë. Por unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë kundër Osasunas, dhe madje edhe në këto barazime ne luajtëm shumë mirë”, ka thënë Villa.

Villa tani do të fillojë të përgatitet për ndeshjen e javës së ardhshme kundër ish-ekipit të tij Valencia, dhe premton një ndeshje të mundimshme në Mestalla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›