E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalke pret Bajerin në superndeshjen e javës

Kampionët e Dortmundit do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Hanoverit. Ndërkohë, dje është frenuar Verderi dhe Lerverkuseni

Shalke pret Bajernin dhe Gjermania mban frymën. Sfida mes këtyre dy skuadrave është shndërruar prej disa sezonesh në një derbi të mirëfilltë, ndonëse qytetet gjenden gati 500 km larg njëri-tjetrit. Arsyeja? Tifozëritë urrehen dhe kaq mjafton që të ndeshja të ndizet. Por si vijnë skuadrat në këtë sfidë? Golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Mario Gomez, dhe qendërmbrojtësi Daniel van Bujten janë në dyshim për ndeshjen e Bajernit të Mynihut kundër Shalkes sot, pasi janë dëmtuar në fitoren 2-0 në Ligën e Kampioneve kundër Vilarealit të mërkurën. Trajneri Jup Hejckes ka thënë se ndonëse dëmtimet e Gomez dhe Van Bujtenit nuk janë aq të rënda, mund të jenë dëmtime që do t’i prishin punë skuadrës, sepse nuk do t’i ketë të gatshëm. “Shpresoj që ata do të stërviten para ndeshjes, por do të na duhet të presim deri pak para fillimit të saj për të parë a do të luajën”, ka thënë ai për uebsajtin e klubit gjerman. Bajerni kryeson renditjen dhe ka pësuar një gol në pesë ndeshje. Ndërkohë, rikthehet në shtëpi dhe portieri Manuel Nojer, por ndryshe nga sa mendohet, ai do të pritet me fyerje nga tifozët e tij. “U prita mirë me ekipin kombëtar, por nuk pres të njëjtën gjë edhe tani”, tha portieri për mediat gjermane.

Ndërkohë, në ndeshjet e ditës së djeshme, rezultati më befasues ka qenë shpartallimi i Bajer Leverkusenit në “Bay Arena” nga Këlni i Odise Roshit, që dje nuk ka luajtur asnjë minutë. Miqtë kanë arritur të fitojnë 1-4 në një fushë tejet të vështirë dhe i janë larguar kështu fundit të tabelës. Golat e Novakoviç, Podolskit (2) dhe Jalalos kanë “mbytur” atë të Rolfs. Verderi është ndalur në barazimin 1-1 me Nurembergun në fushën e këtyre të fundit dhe mund të humbasë kreun e rendtijes në rast të një fitoreje të Bajernit sot. Kartoni i kuq i portieti Vise ka prishur disi planet e trajnerit Shaft, por gjithsesi Verderi nuk arrin ta ruajë dot avantazhin dhe barazohet nga Vollsheid në të 63-ën.

Bundesliga – Java VI

Rezultatet

Të premten

Dje

Nuremberg – Verder 1-1

Leverkusen – Këln 1-4

Hamburg – Borusia M. 0-1

Hofenheim- Volfsburg 3-1

Herta – Augsburg 2-2

Kaizerslautern – Mainz X-X

Sot

Hanover – Dortmund 15:30.

Shalke – Bajern Mynih 17:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›