Solskjaer, kandidat për Blackburnin

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 16:45
Legjenda e Manchester Unitedit Ole Gunnar Solskjaer është kandidat për të zëvendësuar menaxherin e Blackburnit, Steve Kean, ka njoftuar Daily Mirror të shtunën.
Blackburn ka bërë start katastrofal të sezonit në Premierligë dhe tifozët e klubit tashmë kanë protestuar për largimin e Keanit para ndeshjes kundër Arsenalit të shtunën.
Solskjaer aktualisht ndjek titullin e kampionit në Norvegji si trajner i Moldes. Ai kaloi tre vite me ekipin e rezervave të Manchester Unitedit par kalimit në Molde.