E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shpërndarësve të hashashit në Tiranë

Agjentët e antidrogës goditën një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në Tiranë. Mesnatën e së martës, rreth orës 24:00, u realizua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve Elis Përfundi 26 vjeç, dhe Elidon Prognit, 21 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy djemve janë sekuestruar në flagrancë me 400 gram lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me shumën e 90. 000 lekëve. Ndërkohë, gjatë kontrollit të shtetasit Elis Përfundi u sekuestrua 50 gram lëndë narkotike e ndarë në 10 doza. Antidroga e kryeqytetit, prej kohësh dyshonte se dy të rinjtë bënin pjesë në grupin e shpërndarësve, të cilët dominonin tregtimin e paligjshëm të lëndës narkotike në zonën e Laprakës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›