Jurgen Gjasula nënshkruan me FC Basel

Edhe pse u fol jo pak për një kalim të Jurgen Gjasulës te Lacios, tiranasi me pasaportë gjermane nënshkroi një kontratë trivjecare për FC Basel në Zvicër. Kontrata e mesfushorit 22-vjecar skadon më 30 qershor 2011.
Gjasula, i lindur në Tiranë, luante nga viti 2005 në Super League-ën zvicerane me FC St.Gallen. Gjasula është rritur në shkollën e futbollit të SC Freiburg. Në vitin 2004, Jurgeni u transferua te ish-ekipi i Bundesligës 1, 1. FC Kaiserslautern, ku më pas kaloi St. Gallen.