E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana gjen shok, te OM vjen Khalid “kanibali”

Olimpiku i Marsejës është në kërkim të një qendërmbrojtësi, një sektor prej të cilit vuajti jo pak sezonin e kaluar, aq sa trajneri Erik Gerets "transferoi" në këtë repart mesfushorin shkatërrues, kapitenin shqiptar Lorik Cana.
Një nga emrat që qarkullon në merkato është holandezi Khalid Boulahrouz. Celsi është pronar i kartonit të lojtarit të përfaqësueses holandeze, por "tulipani" nuk gjeti shumë hapësirë te blutë londinezë.
Khalid Boulahrouz për ndërhyrjet e ashpra të tij ka marrë nofkën "Khalid kanibali". Edhe 26-vjecari holandez, ashtu si dhe Lorik Cana "shquhen" për numrin e madh të kartonëve të marrë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›