E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po fsheh përgjegjësinë e humbjes

PD reagon pas deklaratës së kreut socialist Edi Rama duke i cilësuar fjalët e tij mashtrime e trillime elektorale. Përmes zëdhënëses, Mëhilli Partia Demokratike thekson se Rama po maskon përgjegjësinë tij për humbjen e zgjedhjeve. 

TIRANE- Partia Demokratike reagon pas deklaratës së kreut socialist Edi Rama duke i cilësuar fjalët e tij mashtrime e trillime elektorale. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së theksoi se deklaratat e kreut socialist janë përpjekje për të mbrojtur veten nga dorëheqja.

“Sot Edi Rama ju serviri Shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja” u shpreh Mëhilli.

Ndërsa thekson se Rama po maskon përgjegjësinë tij për humbjen e zgjedhjeve, PD deklaron se tashmë ka ardhur koha e atyre që votuan Shqipërinë europiane.

“I themi zotit Rama se koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë europiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje” theksoi zëdhënësja e PD-së.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›