E Diel, 1 Nëntor 2026

Juristët: “Gjykata të shqyrtojë ligjin e dosjeve”

Autori i Lajmit: red.
Pas debatit për ligjin e dosjeve, juristët argumentojnë ligjërisht se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim këtë ligj, nëse vjen ankesa nga partitë politike. Sipas juristit Gent Ibrahimi, një prej bashkëhartuesve të Kushtetutës, 10 vjet më parë, nuk mund të ketë konflikt interesi në radhët e anëtarëve të gjykatës për sa kohë nuk është ngritur komisioni që ta vërtetojë këtë konflikt. Ibrahimi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka të drejtën ligjore ta shqyrtojë ligjin për hapjen e dosjeve, madje edhe të përmbysë përfundimisht propozimin e mazhorancës. Sipas tij, vendimmarrja është fakti më i rëndësishëm, dhe i qëndron fort mendimit se mes 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk ka konflikt interesi.
Disa ditë më parë, kryeministri Berisha shprehu rezerva lidhur me shqyrtimin e një ankese të mundshme të socialistëve në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e dosjeve.
Sipas kreut të qeverisë, disa prej antarëve të gjykatës kanë konflikt interesi e, si të tillë, nuk duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›