Patozi: “PD, dakord për ngritjen e komisionit bipartizan”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Mazhoranca është gati për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të monitorojë procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore, propozim i bërë publik një ditë më parë nga shefi i selisë rozë, Edi Rama. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, duke e vlerësuar si legjitim dhe të arsyeshëm propozimin e Ramës, deklaron se demokratët janë pro ngritjes së një komisioni bipartizan në funksion të ecurisë së procesit parazgjedhor. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha gjatë një daljeje publike për mediat se “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mirëpret nismën e Grupit Parlamentar të PS, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlametar, për monitorimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e lira janë prioriteti ynë absolut, dhe ne, shtoi ai, e konsiderojmë kërkesën e opozitës për të pasur më shumë akses në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore si legjitime dhe si kërkesë të arsyeshme. Ky komision duhet të ngrihet nga 2 bashkëkryetarë, një përfaqësues nga mazhoranca parlamentare dhe një përfaqësues nga opozita”, - përfundoi Patozi. Kryetari i PS-së, Edi Rama, kërkoi, ditën e hënë, të drejtën për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, veçanërisht për probleme si listat zgjedhore dhe dublimet. Mazhoranca është e vendosur që brenda këtij sesioni parlamentar të kalojë në Parlament projektligjin për kufizimin e imunitetit, i cili që prej 2005-ës ka qenë pikë debati mes palëve. "Sigurisht që dhe unë do të thoja që është një obligim i të dy palëve dhe u bën nder të dyja palëve, nuk është bonusi i asnjë pale. Por ai është peng i këtij Parlamenti që nuk ka pse mbartet në Parlamentin e ardhshëm. Sepse këta kritikë që thonë se neve nuk na takon që të vendosim për pasardhësit duhet të kenë parasysh një gjë, është një argument që nuk qëndron. Nuk ka sesi një deputet apo pak deputetë, të cilët kanë dyshime për karrierën e tyre, të kenë kompleksin se nuk mund të vendosin për pasardhësit", - u shpreh kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi. Në të njëjtën linjë me përfaqësuesit e tjerë të mazhorancës, kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Patozi, tha se hyrja në fuqi e ligjit të dosjeve duhet të shoqërohet me dorëheqje. "Presim që morali i çdo personaliteti që është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, apo mund të jetë çfarëdo gjyqtari, çfarëdo funksionari i lartë, duhet të funksionojë", - vijoi Patozi. Vetëshpallja e Besnik Mustafajit si kandidat për kreun e demokratëve të Tiranës duket se nuk gjen mbështetje nga krerët demokratë, dhe Patozi e cilëson atë jashtë statutit. “Është një zgjedhje personale, e cila në një farë mënyre nuk përkon me zakonet e Partisë Demokratike, dhe aq më tepër me statutin e saj", - tha Patozi. Partia Demokratike po shfrytëzon zgjedhjet brenda saj dhe për të përshtatur strukturat me sistemin zgjedhor, i cili do të aplikohet për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009