Shoqata “Pronësi me Drejtësi” kthehet në parti politike
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Pas zhgënjimit 18-vjeçar nga politika pronarët mendojnë se ka ardhur momenti ta marrin vetë në dorë situatën në Parlament. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” nuk përjashton idenë e krijimit të një partie, që do të përfaqësojë interesat e kësaj kategorie në legjislativ. Anëtari i kësaj shoqate, Agim Toro, në një dalje publike ka bërë të ditur se tashmë kjo shtresë nuk do të kërkojë mbështetjen e asnjë force politike ekzistuese, por do të marrë në dorë të drejtat e ish- pronarëve nëpërmjet një përfaqësimi politik. Toro u shpreh se “për sa u përket legalizimeve ato janë të papranueshme dhe i kemi dënuar. Ky proces është një shkelje ligji, ku shteti i dhuron një pronë dikujt dhe nuk e dënon për zënien e kësaj prone. Në rastin e dytë, shteti shkel dhunshëm, pa shpërblim deri më sot, të drejtën e pronarëve që kanë tokat e tyre të zaptuara nga këta ndërtues. Agjencia e Legalizimeve, edhe pse në media thuhet se vepron dhe pavarsisht nga propaganda, nuk ka vepruar dhe nuk vepron dot, pasi nuk ka asnjë mundësi dhe akt administrativ t i heqë pronën një personi pa e njoftuar atë, pa rënë dakord me të, dhe në fund të fundit, pa u dëmshpërblyer me atë çmim që bien dakord palët. Për sa i përket dhënies së certifikatave të legalizimit, nëse ka ndodhur dhe është kryer procedura, ka ndodhur vetëm për ata persona që kanë kryer ndërtime në tokat e tyre. pra kemi tri kategori ndërtimesh pa leje. Një kategori që kanë ndërtuar në tokat e tyre, që kanë ndërtuar në tokat e shtetit, të cilëve shteti ka të drejtë të legalizojë duke i marrë leje gjithë popullit (ku i thuhet unë po të heq nga pasuria këtë, i dashur popull, për t ua dhënë këtyre. Ka dhe një kategori të fundit që janë të tokat e pronarëve. Dhe unë flas për tokat e pronarëve. Nuk mund të ketë zgjidhje po nuk u zgjidh paraprakisht çështja e pronësisë të pronarëve të ligjshëm. Do të doja të ndalesha në një fakt historik të popullit shqiptar. Më 1945 iu mor toka pronarëve dhe iu shpërnda me Reformën Agrare të sistemit komunist. Më 1991, ku ishin këta që morën tokën me Reformën Agrare? Nuk doli asnjë të thotë që ore edhe mua më mori tokën shteti, prandaj kërkoj dëmshpërblim! Kjo do të thotë që këta persona që nuk e fitojnë pronën sipas atyre ligjeve kapitaliste nuk mund ta kërkojnë nesër. Edhe për legalizimet, nëse do të vazhdojë kjo frymë, që me dhunë dhe pa shpërblim, pa leje pa rregull, t i marrë tokën dikujt dhe t ia japë tjetrit, shumë shpejt koha do të tregojë që ata nuk do të kenë kurrë të sigurt pronën e tyre”, - nënvizoi Toro. Në lidhje me zërat e fundit në qarqet e ish-pronarëve dhe shoqatës “Pronësi me Drejtësi” se kjo shoqatë do të kthehet së afërmi në një parti politike, e cila do të mbrojë të drejtat e kësaj shtrese dhe s do të ketë të bëjë me asnjë parti tjetër, Agim Toro ka shpjeguar: “Ne si ish- pronarë kemi pasur politikisht mbështetje përpara zgjedhjeve të 2005-ës, pas këtyre zgjedhjeve kjo mbështetje në Parlament dhe qeveri mungoi dhe nuk është më. Që në themelimin e shoqatës sonë ne u vendosëm në një pozicion apolitik, dhe anëtarët e shoqatës sonë janë ata që shprehin vullnet të njëjtë për mbrojtjen e interesave të pronësisë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Deri më sot ka qenë ky vullnet. Por sot kemi një mendim dhe diskutim në kryesinë e shoqatës, ku ka ardhur koha që ne duhet të kemi një përfaqësim politik. Pra ka ardhur koha që ne të kemi edhe një parti politike. Mirëpo Kodi i ri Zgjedhor, fatkeqësisht, akoma nuk është në duart e qytetarëve, edhe pse është miratuar edhe formuluar, fletorja zyrtare mungon për ta lexuar. Nga të dhënat që kemi, politika ka bërë një bllokadë shumë të madhe, ku një parti politike e re të futet në zgjedhje duhet të ketë 10 mijë firma të legalizuara nga noteri, unë s e kam lexuar, por kështu na kanë thënë. Është një vështirësi shumë e madhe që forcat e reja politike të hyjnë në vallen e politikës. Nuk mund të them akoma se cili do të jetë qëndrimi ynë i ardhshëm, ne nuk shmangim edhe koalicionet, nëse do të ketë kërkesa të tilla. Por në radhë të parë, duhet të jetë një vendim i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi” për të dalë nga ky statut apo program që kemi pasur që më 1991. Do të kemi një vendim politik përpara se të dalim në zgjedhje”, - përfundoi anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejktësi”, Toro. “Ka ardhur një moment që pronarët duhet të jenë të përfaqësuar. Ky është një mendim që e ka komplet shoqata, dhe kryesia e shoqatës. Ky është problemi, dhe është natyrale që ne të mbrojmë interesat tona, pronarët shqiptarë të mbrojnë interesat e tyre brenda strukturave ligjvënëse”, - u shpreh Rushit Vorpsi, shoqata "Pronësi me Drejtësi". Sipas Vorpsit, reforma në pronësi ka dështuar dhe zhgënjimi i pronarëve nga subjekti aktual politik është i madh. "Kjo është një reformë pronësie që, në fund të fundit, është projektuar nga vullneti i dy partive të mëdha qeverisëse. Sepse asnjëra nuk mund të thotë që fajin e ka tjetra. Ato të dyja bënë një reformë të tillë të pronësisë. Fakti që sot detyrimi që ka shteti shqiptar kundrejt nesh është i përmasave shumë të mëdha, do të thotë që reforma është e dështuar”, - tha anëtari i shoqatës. Ndonëse nuk bëjnë të ditur nëse do të përfaqësohen në Kuvend që në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, përfaqësuesit e shoqatës pohojnë se kjo e fundit do të vazhdojë të ekzistojë gjithsesi.
Pronarët - Legalizimet nuk funksionojnë
“Për sa i përket dhënies së certifikateve të legalizimit, nëse ka ndodhur dhe është kryer procedura, ka ndodhur vetëm për ata persona që kanë kryer ndërtime në tokat e tyre. Pra kemi tri kategori ndërtimesh pa leje, një kategori që kanë ndërtuar në tokat e tyre, që kanë ndërtuar në tokat e shtetit, të cilëve shteti ka të drejtë t i legalizojë duke i marrë leje gjithë popullit (ku i thuhet unë po të heq nga pasuria këtë, i dashur popull, për t ua dhënë këtyre. Ka dhe një kategori të fundit që janë në tokat e pronarëve”
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009