Rama: Hetimi i telefonatave, i paligjshem
Ndersa Parlamenti ka nisur hetimet per demonstraten e 21 janarit, duke e cilesuar ate si nje tentative per marrje te pushtetit me dhune, kreu i opozites, Edi Rama, akuzoi mazhorancen per grusht shteti dhe presion mbi institucionet. Pas takimit te zhvilluar dje me aleatet, Rama u shpreh se "pershkallezimi i grushtit te shtetit", po vazhdon edhe me "ashtuquajturin komision hetimor". Kreu i PS-se e ka cilesuar te papranueshme dhe nje shkelje te hapur te ligjit, vendimin e ketij komisioni per hetimin e tabulateve te thirrjeve telefonike te drejtuesve te opozites dhe te mazhorances, gjate dates 21 janar. Ai u shpreh se, "kerkesa per te disponuar tabulatet e telefonave te Presidentit te Republikes, te Prokurores, te Drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te nje numri te konsiderueshem deputetesh, eshte e paligjshme", per te kuptuar se ngjarjet kane nje lidhje me ate qe ka ndodhur gjate dates 21 janar. Kreu i PS-se, shtoi se vrasja e tre protestuesve dhe mos arrestimi gardisteve jane pjese e nje plani makaber, per te imponuar ne Shqiperi sistemin e dhunes dhe te frikes, ne kushtet kur populli kerkon fundin e regjimit te kusarise e te matrapazllekut. Ne deklaraten e tij, kreu i PS-se, i ka bere edhe nje here apel nderkombetareve, qe te nderhyjne per te zhbllokuar situaten ne vend. "Miq te dashur e partnere te respektuar nderkombetare te Shqiperise. Mos lejoni qe ne Shqiperi te vijojne te ndodhin keto qe po ndodhin dita-dites ne kurriz te idese se shtetit ligjor dhe te popullit shqiptar, qe kurre nuk do ta pranoje rikthimin ne kohen e erret te partise-shtet, dhe te shtetit-parti", tha dje Rama. Kreu i PS-se, shtoi se protestat e opozites do te vazhdoje deri ne arritjen e nje zgjidhjeve politike qe t'i sherbeje demokracise se vendit. "Do ta cojme perpara betejen tone pa asnje ngurrim, me te vendosur e me te bindur se kurre per detyrimin atdhetar qe kemi ndaj vendit te marre peng ne keto kohe te renda kur, pavaresisht tensionit te jashtezakonshem qe ka provokuar kusaria e dhuna shteterore, nuk duhet ta humbim per asnje sekonde besimin tek forca e arsyes se misheruar ne nje rezistence paqesore qe kurre s'duhet te provokohet nga dhuna qeveritare dhe as te reagoje dhunshem ndaj kesaj dhune", tha dje Rama. Ne takimin e aleateve, nuk u percaktua ende nje date e sakate per protesten, ndersa burime nga opozita thane se protestat mund te nisin ne te gjitha qytete kryesore te vendit. Ne fjalen e tij, Rama u shpreh se zgjidhja qe kerkon opozita, eshte nje model qe gjendet "duke larguar qeverine, jo duke lenduar Shqiperine". Ai u shpreh se konfliktet e qeverise me institucionet e pavarura, jane shenja frike. Rama theksoi se opozita eshte e gatshme per dialog, por pa pranuar gjendjen aktuale te qeverisjes.
Kercenimi
Rama: Nuk kam komente per atentatin
Kreu i PS-se ka reaguar dje edhe per atentatin e planifikuar nga tre personat qe jane arrestuar nga policia. Rama u shpreh se do te jete ne krye te protestave dhe se jeta e tij nuk eshte me cmuar se ajo e tre demonstruesve qe humben jeten ne 21 janar. "Nuk kam asnje koment per kete, pasi eshte gjeja e fundit ne bote per te cilen do tu merrja kohe qytetareve te ketij vendi, por thjesht perseris, qe jeta ime nuk eshte me e cmuar se jeta e atyre tre burrave te ndershem, te pafajshem te cilet dolen ne rrugen e protestes per nje Shqiperi me te mire. Une jam me ta e me te gjithe ata qe jane ne kete rruge, me te gjithe popullin shqiptar", tha dje Rama.