Juristët: Të ndryshohet Kushtetuta

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu
Konferencë shkencore e Institutit të Studimeve Kushtetuese dhe Gjyqësore për ligjin e Gjykatës Kushtetuese
Kushtetuesja, 6 anëtarë votohen me 2/3 në Kuvendi, 3 nga KLD
Ligji organik i Gjyk-atës Kushtetuese duhet të përputhet me Kushtetutën, se-pse ka shumë nene të tij që bien ndesh dhe nuk shprehin si duhet frymën e Kushtetutës. Në këtë mendim kanë qenë konstitucionalistët që morën pjesë në konferencën shkencore të zhvilluar dje nga Instituti për Studimet Kushtetuese dhe Gjyqësore, me temë mbi mundësitë e amendimit të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Moderatori i konferencës dhe drejtori ekzekutiv i këtij instituti, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, tha se ligji organik për Gjykatën Kushtetuese duhet ndryshuar, pasi ai në 12 vjet funksionim ka nxjerrë edhe probleme. Kostitucionalisti i njohur Luan Omari, në fjalën e tij bëri propozime konkrete lidhur me mënyrën se si duhen zgjedhur anëtarët e kësaj Gjykate, duke u dhënë më shumë zë edhe institucioneve të tjera, përveç Kuvendit dhe Presidentit. Të rishikohet neni 125, paragrafi i parë, që parashikon zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Mund ti lihet kompetencë Presidentit emërimi i kandidatit të propozuar nga Kuvendi, 6 kandidatë dhe nga KLD 3 kandidatë. Në këtë rast, Kuvendi të votojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me 2/3 e votave, sipas Kushtetutës gjermane dhe hungareze, u shpreh Omari. Gjithashtu, ai propozoi që mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të rritet, nga 9 vjet që është sot, në 12 vjet dhe kjo sipas tij, do të rriste pavarësinë e anëtarit të kësaj Gjykate. Nëse do të lihej ky mandat 9-vjeçar, do të sugjeroja që ai të mos ndërpritej kur gjyqtari arrin moshën e pensionit. Në Kushtetutë të përcaktohet mosha deri në 75 vjeç për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, siç e ka edhe Akademia e Shkencave, u shpreh Omari. Por ai kërkoi që për vetë përvojën e madhe që ka anëtari i Gjykatës Kushtetuese, të shihet mundësia duke e përcaktuar dhe në ligj që pas mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, nëse ka vend vakant në Gjykatën e Lartë, ai të ketë prioritet për tu emëruar aty. Një tjetër propozim në konferencën e djeshme ishte dhe ai i ish-Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, i cili kërkoi që anëtarët duhet të zgjidhen me 3/5-tat dhe të kenë eksperiencë 20-25-vjeçare dhe jo 15 sa kërkohet tani. Sipas tij, duhet të ndryshojë Kushtetuta, sepse nëse ndryshon vetëm ligji organik, kjo do të ishte një rregullim kozmetik. Edhe kostitucionalisti Njazi Jaho kërkoi një përgatitje më profesionale të gjyqtarit kushtetues. Kriteri i eksperiencës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese duhet të ndryshojë. Sot, ligji e përcakton që gjyqtari duhet të ketë arsim të lartë dhe 15 vite pune në profesion. Mendoj se në këto 15 vjet përvojë pune si jurist, anëtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë 7-8 vjet si gjyqtar, u shpreh Jaho. Ai kërkoi rregullime në Kushtetutë sa i takon shkarkimit dhe emërimit të anëtarit të Gjy-katës Kushtetuese. Kërkohet ndërhyrje në Kushtetutë sa i takon nenit 10, pika 2 e ligjit, sepse nuk është e justifikueshme që anëtari i Gjykatës Kushtetuese të shkarkohet me 2/3 e deputetëve të Kuvendit, e ky vendim të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa vendimi për emërimin e tij të miratohet me 36 vota. Këtu kërkohet ndërhyrje në Kushtetutë, u shpreh Jaho.
Propozimet në konferencë
. Të zgjatet mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga 9 në 12 vjet. Kjo do të rriste pavarësinë e këtij gjyqtari në punën e tij. Nëse do të lihej mandati 9-vjeçar, do të sugjeroja që ai të mos ndërpritej kur gjyqtari arrin moshën e pensionit. Në Kushtetutë të përcaktohet mosha deri në 75 vjeç për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, siç e ka edhe Akademia e Shkencave.
. Të rishikohet neni 125, paragrafi i parë, që parashikon zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
. Mund ti lihet kompetencë Presidentit emërimi i kandidatit të propozuar nga Kuvendi, 6 kandidatë dhe nga KLD, 3 kandidatë.
. Në këtë rast, Kuvendi të votojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me 2/3 e votave, sipas Kushtetutës gjermane dhe hungareze.. Rregullim më të plotë të ligjit të Gjykatës Kushtetuese në nenin 26, ku mund të parashikohen procedurat të veçanta për të tre mënyrat e hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, botimit në fletoren zyrtare, afatit që caktohet nga vetë Gjykata Kushtetuese, si dhe fuqia e menjëhershme në datën e shpalljes së vendimit.
. Zgjedhshmëria e Presidentit. Ligji përcakton që Gjykatën Kushtetuese e ve në lëvizje jo më pak se 1/5 e deputetëve ose partitë politike. Por mendoj se këtë të drejtë duhet ta kenë të gjitha partitë politike pa dallim, nëse janë në Parlament ose jo.
. Kriteri i eksperiencës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese duhet të ndryshojë. Sot, ligji e përcakton që gjyqtari duhet të ketë arsim të lartë dhe 15 vite pune në profesion. Mendoj se në këto 15 vjet përvojë pune si jurist, anëtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë 7-8 vjet si gjyqtar.
. Anëtarët duhet të zgjidhen me 3/5-tat dhe të kenë eksperiencë 20-25-vjeçare, jo 15 sa kërkohet tani.
Dedja: Diskutojmë aspektin juridik
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i pranishëm dje në konferencën shkencore, tha se kjo Gjykatë trajton vetëm aspektin juridik të çështjeve dhe jo atë politik. Ne jemi të mendimit se ligji organik për Gjykatën Kushtetuese duhet të ndryshojë. Për sa u përket konflikteve politike, kur ato vijnë në Gjykatë kthehen në konflikte juridike. Pastaj, politikanët ndryshojnë qëndrimet e tyre për punën e Gjykatës, ashtu siç ju vjen për shtat, u shpreh Dedja.
Propozimet e konferencës për Kuvendin
Drejtuesi ekzekutiv i Institutit për Studimet Gjyqësore dhe Kushtetuese, Fehmi Abdiu, u shpreh se propozimet që u hodhën gjatë konferencës së djeshme do ti paraqiten të strukturuara ministrit të Drejtësisë për tu hartuar si amendamente për Parlamentin shqiptar, nëse politika do ti shohë të arsyeshme. Individi duhet të ketë mundësi ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese lidhur me papajtueshmërinë kushtetuese të një ligji, u shpreh Abdiu.
Pjesëmarrje e drejtuesve të institucioneve
Në konferencën e djeshme ishin të pranishëm disa nga drejtuesit e institucioneve të pavarura të sistemit të Drejtësisë. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani, por dhe deputetët socialistë të Kuvendit, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, ishin të pranishëm në aktivitetin e djeshëm. Të pranishëm ishin dhe shumë nga juristët e njohur, si Ermir Dobjani e Thimio Kondi.
Miratohet skema e financimit të partive
Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka miratuar dje me konsensus ndryshimin e skemës së financimit të partive politike nga buxheti i shtetit. Sipas skemës së re, përcaktohet se financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që partitë do të marrin në rang kombëtar, duke filluar që nga zgjedhjet parlamentare të 2013. Ndryshimet favorizojnë partitë e vogla që nuk arrijnë të marrin një mandat në Kuvend. Por, partitë e vogla do të duhet të arrijnë një prag minimal në rang vendi, ndonëse ky mandat mund të mos u sigurojë përfaqësim në Parlament. Kështu, në ndryshimet e kapi