E Diel, 1 Nëntor 2026

Justifikimi: Shumë filma porno, jemi norvegjezë

Vankuver 2010

Norvegjia e skive vazhdon të diskutohet për episode dhe deklarata të çuditshme. Sikur të mos mjaftonte fakti që Piter Northug e festoi arin në sprintin dysh në Vankuver 2010 me një kukull me ajër, pas argjendit në stafetën e distancave të gjata është ngritur një tjetër polemikë. Norvegjezët u mposhtën nga Suedia, ndërsa justifikimi i dhënë nga 38-vjeçari Od Bjorn Hjelmeset i la të gjithë të habitur. Pas paraqitjes zhgënjyese, ai tha: “Mendoj se kam parë shumë filma pornografikë gjatë këtyre dy javëve. Mundohuni ta kuptoni se qëndruam për shumë kohë të mbyllur në dhomë, nuk ishte një situatë aspak e lehtë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›