Anglia përsëri në telashe, wags sfidojnë Fabio Kapelon
Botërori 2010
Pas skandalit të Xhon Territ dhe deklaratës së Uejn Brixh, se nuk do të luajë në Botërorin 2010 me Kombëtaren, Fabio Kapelo duhet të përballet me një tjetër problem. Bashkëshortet dhe të fejuarat e lojtarëve të Anglisë kanë sfiduar urdhrin e trajnerit, i cili kërkoi që asnjë familjar i futbollistëve dhe mbi të gjitha partneret, të mos udhëtonin drejt Afrikës së Jugut. “Wags” kanë ndërmend të paraqiten në vendin ku do të zhvillohet aktiviteti, madje kanë zgjedhur edhe lokalitetin ku do të akomodohen: një hotel me gjashtë yje, “Palace Hotel” në San Siti, vetëm pak kilometra larg vendit ku do të grumbullohen “Tre Luanët”.
#