E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve-Napoli sfida 400 milione euro

Nga klasifikimi në merkato. Juventusi dhe Napoli janë dy mbretëreshat e reja të Serisë A italiane. Supersfida që do të luhet në Torino sot në orën 18:00, cilësohet si dueli direkt për titullin kampion, edhe pse kjo është vetëm java e tetë e kampionatit.

Një prej fakteve më interesante të përballjes është vlera e 22 lojtarëve që do të zbresin në fushën e “Juventus Stadium”: shifra arrin me përafërsi 400 milionë euro.

Diferencat ndërmjet dy skuadrave janë shumë të vogla: ekipi bardhezi kushton 202 milionë euro, ndërsa ai i napolitanëve 180 milionë. Te Juventusi, emrave si Pirlo, Vidal, Marchisio e Vucinic u shtohen edhe Matri, Quagliarella, Isla apo Asamoah, ndërsa Napoli e ka përqendruar strategjinë e përforëcimeve te afrimi i lojtarëve të rinj, ndërsa mbetet e frikshme loja e tyre ofensive me lojtarë si Hamsik, Cavani e Pandev.

Përsa i takon rrogave, Juventusi shpenzon plot 115 milionë euro në sezon për yjet që e rikthyen skuadrën te titulli dhe që kërkojnë të konfirmohen edhe në këtë sezon si kampionë të Italisë. në anën tjetër, Napoli shpenzon 58 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm: portierin Gianluigi Buffon dhe sulmuesin Mirko Vucinic. Dy mungesa që mund të peshojnë shumë në rezultatin e ndeshjes.

Por, pavarësisht kësaj, Juventusi mbetet favorit sipas basteve. Fitorja e bardhezinjve kuotohet me koeficientin 1,8, barazimi është 3,7 ndërsa triumfi i Napolit ka koeficientin 4.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›