Van der Vaart mbetet në Tottenham

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 17:40
Rafael van der Vaart ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Tottenham dhe synon të vazhdojë qëndrimin e tij në White Hart Lane.
Tottenham bëri njërën prej blerjeve më të mira gjatë verës së shkuar, duke transferuar mesfushorin holandez nga Real Madridi. 27 vjeçari ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë dhe tashmë synon të mbetet edhe më tepër.
“Më pëlqen këtu. Më pëlqejnë bashkëlojtarët dhe qëndrimi i klubit. Nëse kam mundësi, do të mbetem këtu për pjesën e mbetur të karrierës sime”, tha Van der Vaart për The Sun.