Kompany, gati për Realin e Dortmundin

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është i bindur se kampioni anglez do të jetë i gatshëm të përballet në Evropë me sfidat e vështira që e presin.
‘Citizens’ do të kenë punë me Real Madridin, Borussia Dortmundin dhe Ajaxin, në fazën e grupeve. “Për ne, kjo është një sfidë e madhe, por ne jemi në Champions. Do të jetë edhe më e vështirë se vitin e kaluar”, deklaroi qendër mbrojtësi belg.
“Motivi ynë gjithmonë do të rritet. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme në të gjitha gjashtë ndeshjet e grupit. Është një ndjenjë e mirë të luash në këtë kompeticion”, përfundoi ish futbollisti i Anderlechtit.