Diarra transferohet në Anzhi

Lassana Diarra është larguar përfundimisht nga Real Madridi. Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin rus Anzhi Makhachkala.
“Sot, Anzhi e angazhoi Lassana Diarran dhe sulmuesin rus Nikita Burmistrov. Transferimi i tyre i ndërlidh ambiciet tona që të luftojmë për trofetë më prestigjiozë”, ka thënë drejtori i Anzhit, Aivaz Kaziakhmedov për uebfaqen zyrtare të klubit.
Anzhi nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth shumës së transferim. 27 vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2008 nga Portsmouthi, por dështoi ta siguronte një vend në formacionin bazë tek gjiganti madrilen.