E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meireles, zyrtarisht në Fenerbahçe

Fenerbahçe e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit portugez, Raul Meireles.

Futbollisti defanziv ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin turk, deri në qershor të vitit 2016. Ekipi nga Stambolli, për ta bërë të vetin 29 vjeçarin ka shpenzuar 8 milionë funte.

Përfaqësuesi portugez e la ekipin londinez pas 12 muajsh. Ai ishte transferuar tek Blues nga Liverpooli, por ishte jashtë planeve të menaxherit Roberto Di Matteo. Ky i fundit e liroi edhe mesfushorin tjetër, Michael Essien, i cili iu bashkua Real Madridit. Chelsea gjatë kësaj vere transferoi mesfushorët Eden Hazard dhe Oscar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›