Shenjtori që u varros i gjallë në kënetën e Maliqit

30/05/2005 Papa Josif Mihali
Lindur më 23 shtator 1912
Vdes në 26 Tetor 1948
ARQIPESHKVIA METROPOLITANE E SHKODRËS
Kisha Katolike në Shqipëri, e cila për shumë vite vajtoi shumë bij të saj të martirizuar, tani po vishet me petkun e gëzimit dhe po galdon, duke filluar procesin kishtar për kanonizimin e disave prej tyre.
Ata janë:
Imzot Vinçenc Prendushi, O.F.M.; Papa Josif Mihali; Imzot Frano Gjini; Imzot Jul Bonati; Dom Alfons Tracki; Dom Anton Muzaj: Dom Anton Zogaj; Dom Dedë Maçaj; Dom Dedë Malaj; Dom Dedë Plani; Dom Ejell Deda; Dom Jak Bushati; Dom Josef Marksen; Dom Lazër Shantoja; Dom Lekë Sirdani; Dom Luigj Prendushi; Dom Marin Shkurti; Dom Mark Xhani; Dom Mikel Beltoja; Dom Ndoc Suma; Dom Ndre Zadeja; Dom Pjetër Çuni; Dom Shtjefën Kurti; Atë Bernardin Palaj, O.F.M.; Atë Çiprian Nika, O.F.M.; Atë Gaspër Suma, O.F.M.; Atë Gjon Shllaku, O.F.M.; Atë Karl Sarreqi,O.F.M.; Atë Mati Prenushi, O.F.M.; Atë Serafin Koda, O.F.M.; Atë Daniel Dajani, S.J.; Atë Giovanni Fausti, S.J.; Vëlla Gjon Pantalia, S.J.; Zotëri Fran Miraku; Zotëri Mark Çuni; Zotëri Gjelosh Lulashi; Zotëri Qerim Sadiku; Zonjushe Maria Tuci; po ashtu Atë Luigj Paliq, O.F.M. dhe Dom Gjon Gazulli.
Procesi, zyrtarisht filloi më 10 Nëntor 2002, në Katedralen e Shkodrës, me meshën solemne të udhëhequr nga Eminenca e tij, Kardinal Crescenzio Sepe, me të gjithë Ipeshkvijtë dhe Administratorët shqiptarë.
Pritja jonë do të përmbushet vetëm kur do t’i shohim plotësisht të kanonizuar vëllezërit tanë që, për t’i qëndruar besnikë dashurisë ndaj Krishtit Mbret dhe Shqipërisë, derdhën gjakun e tyre.
Ftojmë të gjithë ata që i kanë njohur këta vëllezër drejtpërdrejt ose tërthorazi, nëse kanë shkrimet e tyre, ndonjë gjësend tjetër personal ose do fitojnë ndonjë hir me ndermjetësinë e tyre, të informojnë,
POSTULATËN E PROCESIT TË SHENJTËRVE
KURJËN ARQIPESHKVNORE
SHKODËR.
Papa Josif Mihali, i vetmi që përfaqësoi lëvizjen Unide në Shqipëri
Flet nipi: Xhaxhai im udhëhoqi kishën e vetme arbëreshe në vend
ELBASAN- Në kalanë shekullore, gjithçka është e heshtur, e mistershme sa vetë muret e rrugicave me kalldrëm ku ngrihen madheshtore objektet kishtare, por jo vetëm ato. Shumë pranë njëra-tjetrës ndodhet xhamia, kisha orthodhokse dhe ajo arbëreshe. Shumë pak e dinë se, kisha arbëreshe është një bashkim i ortodoksisë me katolicizmin, gjë që është parë rrallë në histori, por besimi i At Josif Mihalit, do të mishërohej në këtë objekt, i cili rrezatonte një besim të ngjashëm por jo të njëjtë me atë të otodoksisë greke. Elbasanasit e vjetër e kujtojnë se ky vend lutjeje ishte ortodoks, por po aq katolik, duke përfaqësuar identitetin e veçantë të autoqefalisë. Protagonisti, ai që për pak vite arriti të ndërtonte misionin Unid apo lëvizjen Unide, Josif Mihali, lindi pikërisht në kala, në një prej familjeve autoktone të fesë ortodokse elbasanase.
Si u bë misionar
Josifi do të ishte vetëm 12 vjeç kur familja Mihali, një familje me tradita, do të vendoste ta shkollonte në Itali, ku kishte mundur të siguronte një bursë për teologji. Së bashku me motrën e tij, Juli Mihali, Josifi u vendos në Romë, ku ndoqi studimet e para për teologji ndërsa motra e tij për edukim parashkollor. Pas përfundimit me sukses vetëm të fazës së parë, Josifi vetëm 13-vjeç do të vazhdonte si seminarist në manastirin “Groto Ferrato”, ku do të mbaronte më pas studimet e plota për teologji. Diplomohet shkëlyeshëm dhe hyn në urdhrin e priftërinjve të “Groto Ferrato”, i cili ndryshonte nga ai ortodoks, por gjithashtu, nuk ishte kryekëput katolik. Ky ishte një mision i Papës, për të afruar ortodoksinë me katolicizmin duke u quajtur Lëvizja Unide. Me këtë qëllim u nis për në Shqipëri edhe Josifi, tashmë nën rrobën e priftit, duke u kthyer në kishën e sapondërtuar nga italianët në Elbasan në lagjen “Kala”. Kisha do të quhej Kisha Bizantine Arbëreshe, dhe famulltari i saj, Papa Josif Mihali, do të kishte misioin e tij të Lëvizjes Unide jo vetëm pranë kësaj kishe por, edhe në zona të tjera shqiptare ku kishte ortodoksë.
Burgosja dhe vdekja tragjike
Elbasani u bë qëndra e këtij misioni Unid, i cili udhëhiqej nga Papa i asaj kohe. Atë Josif Mihali ndoqi këtë urdhër, duke zbatuar gjithashtu, rregullat e urdhrit të priftërinjve të Groto Ferratos për disa vite por, mbërritja e sistemit komunist, do të ndryshonte gjthçka, kur do të arrestoheshin dhe internoheshin të gjithë misionarët. Fatin e tyre ndoqi edhe atë Josifi, i cili ishte në Korçë, kur u prangos dhe u dënua me 5 vjet burg. Gjatë vuajtjes së dënimit në Maliq dhe pikërisht në Vroçisht, si shumë të burgosur që humbën jetën në mënyrë të mistershme edhe Josifi, një ditë do të deklarohej i mbytur në kënetë. Zëra të ndryshmë i çuan lajm familjes për varrosjen e gjallë të tij në kënetë e ndërsa eshtrat e tij asnjëherë nuk u gjetën, edhe pse në vitet e demokracisë, familjarët kanë tentuar një gjë të tillë. Mbytja e mistershme në kënetë, zhduku edhe kreun e Lëvizjes Unide në Shqipëri por veçanërisht në Elbasan, ku kisha mbeti e shkretë dhe më pas u mbyll.
Shpallja shenjtor nga Papa Gjon Pali
Në vitet e demokracisë, kur edhe feja fitoi lirinë e saj, Josif Mihali u shpall Shenjt nga Papa, duke marrë titullin Papa Josif Mihali, duke u vendosur ndër 40 shenjtorët shqiptarë martirë të komunizmit. Ky vendim është komunikuar në kishën Shën Pjetri të themeluar nga Papa Josifi, e cila më pas, ka marrë emrin e tij. Ambasadori Katolik i Vatikanit, Ivan Diaz, i ka komunikuar besimtarëve dhe familjarëve këtë urdhër të Papës, të cilin e merr i vetmi elbasanas, martir i kishës arbëreshe në këtë qytet të traditës. Kisha bizantine që e kishte historinë nga arbëreshët e Italisë, vazhdon të presë besimtarët që besojnë në bibël por që, nuk mbështesin ortodoksinë greke. Qëllimi i atëhershëm i kësaj kishe, kishte pikërisht në qëndër të vëmendjes, kundërshtinë e Greqisë të bazuar që në historinë e Skënderbeut. Në vitet e demokracisë në kishën Papa Josif Mihali, erdhi misionar një tjetër prift i urdhrit të Grotto Ferrato, i ndihmuar nga Papa Josifi në kohën e studimeve të tij. Por, për pak vite, kisha do të kishte famulltar Atë Sofronin pasi ai do të ndërronte jetë në altar, nga një hemoragji celebrale. Lëvizja Unide pësoi një rënie dalëngadalë pasi të rinjtë, nuk ndoqën më studimet e vështira teologjike. Shembulli i vetëm i Elbasanasit që ndoqi dhe solli perëndimin edhe në teologji, do të ishte Papa Josif Mihali.
Nipi i tij, mban emrin, por edhe historinë familjare.
I pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, Edi, një prej banorëve të kalasë së Elbasanit, tregon se nderimi që i është bërë Josif Mihalit, është nderimi i familjes, e cila ka marrë prej shumë kohësh mbiemrin Papamihali. Eshtrat e Papa Josifit të varrosur për së gjalli nga komunistët në kënetën e Vroçishtit, nuk u gjetën kurrë dhe varri mbeti bosh, por kisha e themeluar nga ai, vazhdon të jetojë dhe gjithashtu, mban një emer që pasardhësit do ta kujtojnë gjithmonë, shprehet Edi Papamihali. Shumë afër kishës së veçantë, e vetme në llojin e saj në Shqipëri, shtëpia e Papamihalëve, të afron mikpritjen, ndërsa kujtojnë shenjtin e Elbasanit, i shpallur nga Papa Gjon Pali i dytë, një nder jo vetëm për ato, por për historinë shqiptare të lidhur ngushtë me perëndimin edhe në fe.