Helmës, fshati që “bashkëjeton” prej 20 vitesh me plehrat e Kavajës
30/05/2005 Tonelata mbetje urbane që digjen në Helmës, kanë ngritur banorët në protestë kundër ndotjes
KAVAJE - Banorë të pesë fshatrave të përfshirë nën juridiksionin administrativ të komunës së Helmësit në nënprefekturën e Kavajës, kanë protestuar që prej një jave, për shkak të mbeturinave urbane që transportohen nga Kavaja dhe Golemi në këtë komunë. Protesta është kryesuar nga kryetari i komunës së Helmësit, Fatmir Çelhaka, i cili u ka bërë thirrje banorëve, të mos tërhiqen deri sa prefektura e Tiranës dhe Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, t’i japi zgjidhje këtij problemi. Sipas kryetarit Çelhaka, problemi është i mbartur që prej 20 viteve, por se, situata në pesë fshatrat e komunës së tij është përkeqësuar, sidomos pas vitit 2000. Në letërkëmbimet e nisura nga pararendësi i tij, Jetgjat Camema, mes komunës, bashkisë së Kavajës, komunës së Golemit, prefektures Tiranë, Ministrisë dhe deri tek ankesat në insitucionin e Avokatit të Popullit, është kërkuar që mbeturinat urbane të Kavajës dhe Golemit, të grumbullohen në një vend tjetër. Aktualisht, në vendin e quajtur Xhixha, është zënë me mbetje qytetëse një sipërfaqe në 10 mijë m2, dhe në këtë vend janë hedhur qindra e mijëra ton mbeturina. Vendi është i parrethuar dhe krahas djegies së mbeturinave pa asnjë lloj teknologjie, një sasi e konsideruar lëshohet në lumë dhe që andej, derdhen në det duke shkaktuar ndotjen dhe dëmtimin e faunës dhe florës së zonës. Fakti që mbeturinat e qytetit të Kavajës si dhe ato të komunës Golem, grumbullohen në një territor që është jashtë administrimit të tyre, ka shtyrë banorët dhe kryetarin e komunës së Helmësit, të dalin në protestë. Ata fillimisht kanë bllokuar të gjitha automjtetet e transportit të mbeturinave, duke mos lejuar të shkarkohen, ndërkohë që kanë pohuar se në mënyrë paralele, do të paralizojnë edhe trafikun rrugor kombëtar. Kanë qenë banorët e pesë fshatrave, të cilët janë prekur nga infeksionet dhe ndotja e mbeturinave ata që i janë drejtuar komunës për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Pas tyre, pushteti vendor i Helmasit i ka kërkuar Kavajës të gjejë një vend të përshtatshëm, për të grumbulluar mbeturinat, por kjo e fundit, vazhdon të depozitojë në Xhixha plehrat pasi, nuk ka mundur të gjejë një shesh të përshtatshëm për të depozituar qindra ton mbeturina në ditë. Gjatë protestës, banorët kanë thënë se gjatë djegies në natyrë të mbeturinave, pesë fshatra mbulohen nga tymi dhe infeksioni që ka prekur si banorët edhe bagëtitë, ndërkohë që dhjetra ha tokë bujqësore nuk shfytëzohet pikërisht, për këtë arsye. Bashkia Kavajë, nxjerr nga arka e saj çdo muaj 100 mijë lekë për pagesën e një traktoristi, punëtori dhe roje por, sipas kryetarit Çelhaka, mbeturinat jo vetëm që nuk mbulohen por dergjen edhe fare pranë shtëpive të fshatit. Helmasi ka afruar si zgjidhje ndërtimin e një sheshi të ri në fshatin Nasuf, rreth 5 km më tej nga vendi ku janë sot mbeturinat, por tabani argjilor, infrastruktura rrugore shumë e keqe dhe pamundësia për të qarkulluar mjetet teknologjike me ngarkesë 10-15 ton, kanë bërë që një ide e tillë të mos gjejë mbështetje.