Gjenden dhe asgjësohen 300 rrënjë bimë narkotike
30/05/2005 Policia akuza për përfaqësuesit e komunave
LUSHNJE – Gjendet dhe sekuestrohet Canabis Sativa, në parcelat e 6 familjeve lushnjare. Edhe pse është bërë një punë e madhe propogandistike për minimizimin dhe zhdukjen e kultivimit të bimës narkotike cannabis sativa nga ana e policisë, sërish aksionet e njëpasnjëshme të asgjësimit të kësaj bime narkotike flasin për të kundërtën. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një tjetër aksion i policisë së Lushnjës, në bashkëpunim me zyrën rajonale të luftës kundër drogës, ka bërë të mundur gjetjen edhe asgjësimin e 300 rrënjëve bime narkotike në fshatin Litaj të komunës së Krutjes në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare marrë në drejtorinë e policisë së qarkut Fier, mësohet se kjo bimë e dënueshme nga ligji, ishte kultivuar në parcelat private të 6 familjeve të këtij fshati, për të cilët mësohet se do të merret masa e ndalimit të tyre nga ana e policisë. Vetë burimet zyrtare të policisë shprehen të pakënaqur, nga reagimi i popullsisë, megjithë tryezat e rrumbullakëta me pushtetin vendor në këtë qark për mos kultivimin e kësaj bime narkotike dhe sensibilizimin e opinionit për të këqijat që sjell droga. Në lidhje me këtë fenomen, burimet zyrtare janë shprehur ashpër, duke lëshuar dhe dyshime të forta mbi përfaqësuesit e nivelit të ulët të pushtetit vendor, sidomos në komuna. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se janë vetë pushtetarët lokalë nëpër komuna, të cilët jo vetëm që nuk bëjnë asgjë për zhdukjen e këtij fenomeni, por ndihmojnë qoftë edhe me mosveprim, në kultivimin e bimëve të ndryshme narkotike. “Përkundrazi, ne mendojmë – kanë thënë dje burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit - se ata veprojnë vetë negativisht në lidhje me këtë fenomen. Ne nga ana jonë, përpiqemi të kemi fakte për t’i përballur me ligjin të zgjedhurit e pushteti vendor, të cilët në ndonjë rast, edhe mund të nxisin mbledhjen e bimëve të ndryshme narkotike në arat e fshatarëve të zonës”.
Irena Mërtiri