Juve, me trajnerin Zakeroni largohen lojtarët rebelë
Bardhezinjtë
Objektivat: Triumf në Europa League e kualifikim në Champions
Gjatë prezantimit të trajnerit Alberto Zakeroni, presidenti i Juventusit, Zhan Klod Blank, u shpreh qartë: “Pas largimit të Ferrarës, tashmë edhe futbollistët do të vendosen përpara përgjegjësive. Pretendojmë kujdes dhe profesionalizëm, gjatë ndeshjeve, në stërvitje, por edhe jashtë fushës”. Koncepti i shprehur nga drejtuesi i klubit bardhezi është i thjeshtë: lojtarët nuk do të kenë më asnjë alibi, nëse skuadra do të vazhdojë ecurinë negative. “Faji nuk mund të bjerë vetëm mbi trajnerin dhe stafin e tij teknik”, theksoi më tej Blank, i cili eviton të flasë për zgjedhje të gabuara (Zakeroni është trajneri i pestë i emëruar nga drejtuesit e rinj): “Gabimet nuk janë asnjëherë vetëm të një personi, por ato ndodhin në zinxhir. Nuk duhet të harrojmë as lojtarët”. Xhon Elkan foli edhe për objektivat: minimalisht në vendin e katërt në kampionat (kualifikim në Champions) dhe triumf në Europa League. Sipas tij, sportistët që nuk do të impenjohen, kësaj radhe duhet të paguajnë.
#