Milani kërkon mbrojtës, Vidiç objektivi kryesor
Merkato
Serbi i Man. Junajtid, në krye të listës për merkaton e verës
Milani vazhdon të shpresojë se mund të jetë skuadra “anti-Inter” në Serinë A, por kuqezinjtë janë ende larg forcës së zikaltërve. Në derbi Murinjos i mungonte Kivu dhe luajti Santon. Nuk është Eto’o dhe aktivizohet Pandev, ndërsa Baloteli qëndron në stol. Pa Samuel përkrah Lusios luajnë Kordoba oose Kivu. Ndërsa në kampin milanist, kur Leonardo humbet shërbimet e Nestës, në fushë hyn Favali, një “djalosh” 38-vjeçar, që pas 4 muajsh do të tërhiqet nga futbolli. Nëse “Djalli” synon vërtet titullin, drejtuesit e klubit duhet patjetër të ndërhyjnë në merkato, për të afruar mbrojtës të nivelit të Nestës dhe Tiago Silvës. Kjo sepse as Kaladze apo Bonera nuk japin siguritë e mjaftueshme. Gjatë verës së ardhshme Milani duhet të ndryshojë rrënjësisht: objektivi kryesor është përforcimi i repartit difensiv, ku në krye të listës së dëshirave është serbi Nemanja Vidiç (28 vjeç, luan me Mançester Junajtid). Mes objektivave janë edhe francezët Mongongu (20 vjeç, Monako) dhe Demel (29 vjeç, Hamburg).
#